“Energjia nga hidrocentralet avantazhon Shqipërinë” - Preket më pak nga rritja e çmimeve globale. FMN vlerëson edhe kursin e këmbimit
Regjimi i lirë i kursit të këmbimit që përdor Shqipëria, i mundëson kësaj të fundit që të përballojë më mirë krizat ose goditjet ekonomike që vijnë nga jashtë, ndërsa i jep edhe më tepër autonomi monetare në krahasim me vendet e tjera të rajonit që kanë euron si monedhën e tyre kombëtare ose përdorin një regjim të fiksuar të kursit të këmbimit. Kështu është shprehur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një prej raporteve të tij më të fundit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria dhe Serbia përdorin sisteme që kanë objektiv kryesor mbajtjen nën kontroll të inflacionit me një kurs këmbimi të menaxhuar në rastin e Serbisë dhe një regjim të lirë të kursit të këmbimit në rastin e Shqipërisë. Kjo i jep më tepër mundësi Bankave Qendrore përkatëse që të ndërhyjnë me normat e interesit dhe t'i përgjigjen kështu goditjeve me mjetet e tyre, pra kanë më tepër pavarësi.
Ndërkohë, ekonomitë me kurse këmbimi më të rrepta si në Bosnje dhe Hercegovinë, apo Maqedoninë e Veriut, kanë hapësirë të kufizuar për rregullime të kursit të këmbimit, duke rritur mbështetjen në mekanizma të brendshëm si disiplina fiskale, reformat strukturore ose fleksibiliteti i pagave.
Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një vlerësim edhe për sa i përket burimeve të energjisë që përdor rajoni. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve globale të energjisë, pasi mbështeten kryesisht në sektorë të vjetëruar të energjisë dhe joefikas, pra nga prodhimi i energjisë prej lëndëve djegësve fosile, si dhe importojnë më shumë energji. Shqipëria përbën përjashtim thotë FMN, pasi mbështetet pothuajse tërësisht në energjinë hidro, pra në prodhimin nga hidrocentralet. Si rrjedhojë, rritja globale e çmimeve të energjisë nuk e ndikon aq shumë Shqipërinë.
Mbështetja e konsiderueshme në prodhimin e energjisë elektrike të vjetëruar dhe joefikase, si dhe intensiteti i rritur i energjisë, rrit ndjeshmërinë ndaj goditjeve globale të furnizimit dhe kufizon fleksibilitetin në përshtatjen ndaj goditjeve të tilla.
Mendimi juaj

Apple përballet me tarifat e Trump - 25% taksë për telefonat që nuk prodhohen në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Apple do të duhet të paguajë një tarifë prej 25% ose më shumë për iPhone-t e prodhuar jashtë Shteteve të......

“Mosha e daljes në pension të barazohet më shpejt” - BE: Jo në 2056. Shqipëria kërkon më tepër kohë për përafrimin e Direktivës përkatëse
Bashkimi Evropian kërkon që Shqipëria të përshpejtojë moshën e daljes në pension për burrat dhe gratë. Bashkimi Evropian ka bërë publik qëndrimin e tij për......

Trenat e pasagjerëve, me koncesion - MIE po studion tregun, tenderimi synohet të realizohet në 3-mujorin e tretë të 2025
Operimi i trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor mund të jepet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe programi CONNECTA2......

BE, fond për zgjerimin e kompanive të teknologjisë - Synon shkëputjen nga varësia e SHBA-së në këtë sektor
Komisioni Evropian planifikon të përdorë fondet e BE-së për të blerë aksione në kompanitë e inteligjencës artificiale dhe ato kuantike që kërkojnë të......

Java nis negativisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të hënë në zbritje duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 85.8 lekë dhe është shitur me 87.2 lekë......

Shqipëria nis identifikimin elektronik të kafshëve
Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në sistemin europian të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve të shoqërimit, pas një marrëveshjeje mes Autoritetit Kombëtar......

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë/ Në katër muaj, rreth 2.56 milionë shtetas shqiptarë dolën jashtë vendit
Në katër muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria po përjeton një dinamikë të re të mobilitetit, ku shqiptarët po eksplorojnë botën gjithnjë e më shumë. Sipas......

Rihapet Tuneli i Llogarasë - Nga sot deri në 15 shtator, automjetet nuk do të paguajnë tarifë
Tuneli i Llogarasë është rihapur ditën e sotme për qarkullimin e automjeteve. Rihapja e tunelit u njoftua që ditën e djeshme nga Zëvendëskryeministrja......