Energjia në zonat turistike - Linjë e re në Orikum, OSSH: E nevojshme për shkak të zhvillimeve urbane
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin me fond limit prej 159,7 milionë lekë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm 20 kV dhe kabinave elektrike në zonën e Orikumit, që është një nga zonat turistike me rritje të konsiderueshme në jug të vendit.
Projekti parashikon ndërtimin e e linjës së tensionit të mesëm, ndërtimin e 8 kabinave të reja elektrike, rikonstruksionin e 10 kabinave ekzistuese, si dhe instalimin e rrjetit të tensionit të ulët me kabllo ABC në qytetin e Orikumit.
Sipas dokumenteve shoqëruese, zona e Orikumit, tashmë është pothuajse e bashkuar me periferinë urbane të Vlorës, së bashku me zonën e Radhimës. “Ajo përbën një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik dhe me ndërtimin e Lungomare 3, një zhvillim intensiv urban dhe ndërtimor”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Për këto arsye, kapacitetet aktuale të rrjetit shpërndarës janë tejkaluar, duke sjellë nevojën për ndërhyrje dhe rritje të kapaciteteve.
Sipas OSSH, ky investim është pjesë e strategjisë kombëtare për modernizimin e rrjetit elektrik, duke synuar rritjen e sigurisë së furnizimit për konsumatorët ekzistues dhe mbështetjen e zhvillimit afatgjatë turistik e urban të zonës.
Në të ardhmen, fideri i ri O4 do të lidhet me fiderin O3, i cili do të furnizojë zonën e plazhit të Orikumit, duke garantuar një rrjet më të qëndrueshëm dhe furnizim të pandërprerë me energji.

Rreth 6.5 milionë të huaj kanë hyrë në vend për 7 muaj/ Rriten vizitat për qëllime biznesi dhe fetare gjatë Korrikut
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se përgjatë muajit korrik kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2.6......

Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj - 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave
Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Shqiptarët po preferojnë shërbimet bankare nga shtëpia - BSH: Në pesë muaj, 21% më shumë transaksione me home banking se në 2024
Shqiptarët po përdorin më shumë shërbime bankare nga shtëpia, përmes faqeve online ose aplikacioneve të bankave, duke kursyer kohë dhe shmangur radhën në......

Shkollat, me rregulla të reja - Nga lufta ndaj bullizmit, te oficerët e sigurisë
Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi “Për kualifikimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve të kulturës profesionale në arsimin dhe formimin......

Rritet konsumi i energjisë në ujësjellësa - ERRU: Çdo shoqëri duhet të hartojë studime specifike për eficiencën
Eficienca e energjisë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka pësuar një përkeqësim të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Të dhënat e......

TEG Talent”, spektakli i fëmijëve më të spikatur të skenës, po vjen!
Për herë të parë në Shqipëri, një talent show unik zhvillohet në një qendër tregtare. Dhe kush tjetër përveçse TEG mund ta sillte këtë risi? Këtë shtator,......

Kina “pushton” tregun evropian të makinave - Regjistrimet e automjeteve elektrike kineze rriten me 60%
Konkurrenca e fortë nga Kina dhe mungesa e infrastrukturës së karikimit në shumë vende evropiane po krijojnë sfida serioze për prodhuesit e automjeteve......