Energjia në fokus të sigurisë kombëtare - Hima: Mbrojtja kibernetike e rrjeteve është jetike

Siguria e furnizimit me energji elektrike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në kuadër të sigurisë kombëtare, duke kërkuar masa të koordinuara për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, forcimin e rrjeteve dhe garantimin e vazhdimësisë së furnizimit në çdo situatë.
Ky mesazh u përcoll gjatë samitit ndërkombëtar “Energy Security – Lessons from Ukraine”, i zhvilluar në Berlin, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve energjetike nga vende të ndryshme europiane, përfshirë edhe drejtues të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Administratori i OSHEE-së, Mentor Hima, theksoi se zgjerimi i prodhimit të energjisë nga burime të shpërndara dhe investimet në teknologjitë e gjelbra kontribuojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik dhe reduktimin e rreziqeve që lidhen me varësinë nga një burim i vetëm energjie.
Sipas tij, mbrojtja e objekteve energjetike nga kërcënimet fizike dhe sulmet kibernetike përbën një prioritet strategjik, ndërsa bashkëpunimi mes vendeve europiane mbetet një element kyç për garantimin e sigurisë energjetike në kohë krizash.
Hima nënvizoi se Shqipëria po orienton politikat e saj drejt diversifikimit të prodhimit energjetik, me investime në energjinë diellore dhe atë të erës, si dhe në teknologjitë e magazinimit përmes baterive, me synim rritjen e fleksibilitetit të sistemit dhe uljen e ndikimit të kushteve klimatike në prodhimin vendas.
Ai evidentoi gjithashtu rëndësinë e modernizimit të rrjetit përmes zgjidhjeve inteligjente, forcimit të mekanizmave të sigurisë kibernetike dhe zgjerimit të integrimit të Shqipërisë në tregun rajonal dhe europian të energjisë.
Sipas administratorit të OSHEE-së, garantimi i sigurisë energjetike nuk matet vetëm me kapacitetet prodhuese, por edhe me aftësinë për të përballuar situata të jashtëzakonshme, për të siguruar furnizim të pandërprerë për konsumatorët dhe për të mbështetur stabilitetin ekonomik afatgjatë të vendit.
Lufta ndaj rrjeteve kriminale hyn në një fazë të re - Gjermania rrit mbështetjen për Policinë e Shtetit
Forcimi i partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe rritja e mbështetjes për strukturat hetimore shqiptare ishin në qendër të një takimi të......
Rama në Tokio: Shqipëria synon të thellojë partneritetin me Japoninë, ftesë për samitin e NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama u prit me nderime shtetërore në Tokio gjatë vizitës së tij zyrtare në Japoni, ku zhvilloi një takim me homologen japoneze, Sanae......
Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 nis më 25 maj - AZHBR informon fermerët për kushtet e aplikimit
Fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitimin e subvencioneve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 duke filluar nga data 25 maj. Në prag të......
Karakaçi: Mbështetja për transportin do të vijojë, në qershor rishikohen efektet e çmimeve të karburanteve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur operatorët e transportit, ndërsa në javët e......
“Milot-Balldre, në fazën përmbyllëse” - Karakaçi: Brenda fillim qershorit shpallim fituesin e koncesionit
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që brenda fundit të majit ose......
Karakaçi: Projekti i Portit të Porto Romanos do të rishikohet pas dështimit të procedurës së dytë tenderuese
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se edhe procedura e dytë për përzgjedhjen e investitorit për ndërtimin e Portit të......
Edukimi i fëmijëve për rregullat e qarkullimit rrugor - Dita e dytë e AFA IV, Habilaj: Synohet ndërgjegjësimi nëpërmjet argëtimit
Në ditën e dytë të Automotive Fair Albania, në fokus ishin fëmijët. Go Karts Kids është një aktivitet edukativ dhe gjithashtu argëtues, I fokusuar tek......
'Aeroporti i Vlorës strategjik'/ Karakaçi: Shteti do garantojë funksionimin pavarësisht mosmarrëveshjeve mes aksionarëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi sot se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një nga projektet më të rëndësishme......


