Shqipëria Postuar më 14 Maj 2026, 14:35

Energjia, linjë e dytë interkonjeksioni me Greqinë - Ministri Karakaçi merr pjesë në Konferencën e Energjisë në Athinë

Nga Diamila Leka

Energjia, linjë e dytë interkonjeksioni me Greqinë - Ministri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Energjisë, të organizuar nga prestigjozja Financial Times, në Athinë. Sipas ministrit, ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar temat e ditës në sektorin energjetik, por edhe atë çfarë po bën Shqipëria dhe çfarë ka bërë Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve.

Patjetër një nga elementet kryesore është interkonjektiviteti i gjithë vendeve fqinje, por unë kisha rëndësinë të theksoja se sa mirë e pozicionuar është Shqipëria me ndërlidhjet e transmetimit me të gjitha vendet fqinje të rajonit, por dhe me linjën që tashmë është në fazat mbi 90% të punimeve me Maqedoninë e Veriut. I prezantova projektet që kemi përsa i përket linjës së interkoneksionit me Italinë.

U ndala për një temë të rëndësishme përsa i përket partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me dy marrëveshjet e nënshkruara para dy javësh, që transformojnë Vlorën në një qendër gravitacionale për të gjithë rajonin përsa i përket transmetimit me gazin natyror. Duke qenë se Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burimet e rinovueshme, ka aftësinë të përthithë edhe kapacitete nga gazi natyror pa cenuar asnjë nga targetet e Bashkimit Evropian dhe pa cenuar asnjë target tonin të energjisë së rinovueshme.

Gjatë punimeve të samitit, Karakaçi zhvilloi një takim me homologun e tij grek, me të cilin diskutoi bashkëpunimin e dy vendeve në këtë sektor.

Ndava me të rëndësinë e interkonjektorit të ri që të dy shtetet planifikojnë të bëjnë, për lidhjen midis Shqipërisë dhe Greqisë me një linjë të dytë interkonjeksioni. Në kushtet e zhvillimeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, kjo linjë e dytë transmetimi merr një rëndësi mjaft të veçantë.

I bëra përsëri një ftesë ministrit grek të energjisë për të bashkëpunuar edhe në kuptim të bursës shqiptare të energjisë elektrike. Tashmë bursa shqiptare e energjisë elektrike ka marrë një zhvillim shumë të madh përsa i përket volumeve të energjisë. Ftova ministrin grek që të vazhdojë bashkëpunimi përsa i përket dy bursave të energjisë elektrike, ndërmjet bursës shqiptare të energjisë dhe bursës greke të energjisë, që gjatë gjithë këtyre viteve kanë patur një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket operimit të tyre.

Sipas Karakaçit, bursa shqiptare e energjisë ka marrë një zhvillim shumë të madh, ku volumet janë shtuar në vitet e fundit, dhe pikërisht ka qenë një nga elementët kryesorë bashkëpunimi edhe me palën greke për t'i dhënë siguri në operim, por edhe në efiçencën e plotë të transaksioneve.

 

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat