Energjia, kusht për shitjen apo qiradhënien e banesave - Pronarët duhet të pajisen me certifikatën e performancës energjetike
Çdokush që do të shesë apo do të japë me qira një banesë duhet të pajiset me certifikatën e performancës së energjisë, pasi në të kundërt transaksioni nuk mund të kryhet. Gjithçka përcaktohen në projektligjin “Për perfomancën e energjisë në ndërtesa”, që është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturs dhe Energjisë. Kjo nënkupton se pas aktit të shitjes, pa këtë dokument nuk mund të bëhet regjistrimi në hipotekë.Po ashtu, pa këtë certifikatë nuk mund të bëhet një akt noterial qiradhënie.
“Certifikata e performancës energjitike” është një dokument i lëshuar nga audituesi energjetik, ku përcaktohet performanca energjitike e një ndërtese ose thënë ndryshe klasi energjetik i saj, që varion nga A+, në G. Performanca energjitike e një ndërtese përcaktohet në bazë të konsumit të llogaritur ose të matur të energjisë dhe pasqyron një përdorim tipik të energjisë për ngrohjen dhe ftohjen e ambienteve, ujin e ngrohtë sanitar, ventilimin, ndriçimin e integruar dhe sistemet e tjera teknike të ndërtesave. Sa më i ulët të jetë konsumi i energjisë, aq më eficiente është banesa. Ndërkohë që, për të reduktuar konsumin energjetik duhet të aplikohen një sërë masash, duke nisur nga termoizolimi, dritaret me dopio xham, ndriçimi me lamba LED, përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake që nuk konsumojnë shumë energji, etj.
Vendoja e këtij detyrimi ka për qëllim rritjen e perfomancës energjetike të ndërtesave, duke konsumuar më pak energji e rrjedhimisht duke reduktuar emetimet e gazeve serrë në atmosferë. Kjo, duke qenë se një banesë eficiente shitet apo lëshohet me qira më shtrenjtë sesa një banesë që nuk performon mirë nga pikëpamja energjetike.
Sondazh

Pensionet, cili është plani i qeverisë për skemën? - Malaj: Presim formulën finale, mund të ndërhyjmë në buxhet
Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar që të rishikohen fondet për mbrojtjen sociale dhe konkretisht për skemën e pensioneve në......

Skenari pothuajse i pamundur i zgjedhjeve në SHBA - Çfarë ndodh nëse Harris dhe Trump kanë numër të barabartë zgjedhësish?
Po sikur as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump të mos arrijnë të fitojnë shumicën e votuesve më 5 nëntor? Mundësia, e cila shkakton......

Edicion Informativ
E hënë - e shtunë

“39 mld euro në vit deri në 2050” - BE-së i duhen investime të mëdha për dekarbonizimin e transportit
Evropa duhet të shpenzojë 39 miliardë euro në vit për të arritur emetimet neto zero në sektorin e transportit deri në vitin 2050, tha grupi i fushatës......

Scan Intel
E hënë - E shtunë, 15:00

Sa lekë i takon secilës ministri nga Pr.Buxheti 2025? Rritje fondesh për të gjitha ministritë, shkurtim vetëm për Drejtësinë
Për vitin 2025, qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh, i cili synon të përmbushë prioritetet kombëtare në fusha të ndryshme.......

550 mln euro për hekurudhat - Buxheti 2025 rritet me 75 mln euro, projektet që financohen
Buxheti për sektorin hekurudhor do të pësojë rritje me 75 mln euro gjatë vitit 2025. Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend financimi arrin në 550 mln......

Aplikimi i “IA” në sektorin e energjisë - Emiratet Arabe do të modernizojnë industrinë me anë të teknologjisë
Gjiganti energjetik i Emirateve të Bashkuara Arabe ADNOC do të aplikojë për herë të parë inteligjencën artificiale agjenturore autonome në industrinë e......