Shqipëria Postuar më 10 Mars 2026, 13:57

Energjia, kritere të reja për pajisjet elektronike - Propozimi i Klosit: Fatura më të ulta dhe përfitime mjedisore

Nga Ola Mitre

Energjia, kritere të reja për pajisjet elektronike - Propozimi i

Pajisjet elektronike me ndikim në energji që vendosen në treg duhet të përmbushin kërkesat e projektimit ekologjik, çka nënkupton që pajisjet të projektohen në mënyrë që të kenë konsum më të ulët energjie dhe ndikim më të reduktuar në mjedis.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga deputeti Ceno Klosi, ndërsa u diskutuan në komisionet parlamentare.

Sipas Klosit, zbatimi i këtij ligji do të sjellë një sërë përfitimesh, duke nisur nga ulja e faturave të energjisë te reduktimi i emetimeve të dioskidit të karbonit.

Ndër kërkesat që mund të vendosen për këto produkte përfshihen kufizimi i konsumit të energjisë, përdorimi më efikas i burimeve, reduktimi i materialeve të rrezikshme, si dhe rritja e riparueshmërisë dhe riciklueshmërisë së produkteve.

Synimi është që produktet të projektohen duke marrë në konsideratë ndikimin mjedisor gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, nga prodhimi deri te përdorimi dhe trajtimi pas përfundimit të jetës së produktit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat