Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e OSHEE Group, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë krijimit të shoqërisë së re.
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë blerësi i energjisë elektrike i të gjithë prodhuesve me përparësi, që janë me mbështetje në formën e një marrëveshjeje të blerjes së energjisë dhe do ta shpërndajë këtë energji direkt në tregun e organizuar. Aktualisht, ky funksion kryhet nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e e OSHEE Group.
Gjithashtu, kjo shoqëri do të menaxhojë fondin e mbështetjes së burimeve të rinovueshme, i cili përllogaritet dhe përdoret për të mbuluar kostot e disa skemave mbështetëse.
Një prej tyre përfshin diferencat e pagueshme, ndërmjet çmimit të garantuar dhe çmimit të referencës për prodhuesit me përparësi, mbështetje e dhënë në formën e një kontrate për diferencë dhe pagesave të prim-it për prodhuesit me përparësi.
Një tjetrë skemë mbështetëse do të jenë edhe tarifat nxitëse për prodhuesit me përparësi, mbështetje e dhënë në formën e marrëveshjeve për blerjen energjisë që prodhuar, nga shteti.
Paralelisht, sipas vendimit të qeverisë do të jetë Operatori i Energjisë së Rinovueshme, që do të propozojë modelin e operimit për energjinë nga burimet e rinovueshme, që janë dielli, era dhe uji duke u bazuar në vlerësimin e në krahasimin me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, kjo shoqëri do të propozojë pranë ministrisë përgjegjëse për energjinë përditësimin sistematik të fondit të mbështetjes së burimeve të rinovueshme, i cili më pas miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Sondazh

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh
Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së......

Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem “anti-përmbytje”? - Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët
“Kemi 27 hidrovore, Darzeza mbështetet me Bankën Botërore, megjithatë jo të gjitha hidorvoret janë në nevojën për investime. 4 hidrovoret që ne kemi punuar......

Interesat e ulëta “largojnë” qytetarët nga depozitat - Kursimet e individëve në banka u rritën me një ritëm më të ngadaltë në korrik-shtator
Interesat e depozitave me afat në lekë kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Në terma mesatarë, ato rezultuan 2.0%, nga 2.2% që ishin në......

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve - Masa e përfitimit, 50% e vlerës totale të investimit
Janë mbyllur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 401 fermerë. Rreth 75% e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke regjistruar kështu rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Ulje çmimesh deri në 35%, oferta e festave të Nëntorit nga DigitAlb
Për festat kombëtare të Nëntorit nuk ka se si të mungojë një ofertë e dedikuar nga DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të gjithë......

Euro bie në nivelin më të ulët të një viti ndërsa SHBA publikon shifrat e inflacionit!
Euro vazhdoi të dobësohej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivelin më të ulët në një vit pasi Shtetet e Bashkuara publikuan Indeksin e Çmimeve të......

Italia vendi më i keq i BE-së për të sapo diplomuarit? - Ja si renditen vendet e tjera europiane!
Ngadalë por me siguri, shkalla e të diplomuarve të fundit në BE që punësohen brenda tre viteve po rritet. Të dhënat e fundit të Eurostat zbuluan se përqindja......