Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 11:29

Energjia e erës, 70 aplikime për centrale - AKBN: Interesi nga investitorët, zonat me potencial me lartë

Nga Ola Mitre

Energjia e erës, 70 aplikime për centrale - AKBN: Interesi nga

Teksa vendi ynë ende nuk ka centrale eolike në operim, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se interesi për investime është rritur. Duke iu referuar shifrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN bën me dije se janë 70 aplikime për ndërtimin e parqeve me erë, teksa potenciali për këtë burim energjie është i madh.

AKBN bën të ditur gjithashtu se deri në fund të vitit 2025 janë nënshkruar shtatë kontrata për projekte të prodhimit të energjisë nga era, që aktualisht ndodhen në fazë studimi. Paralelisht, agjencia ka përfunduar shqyrtimin teknik për pesë projekte të tjera, të cilat po vijojnë procedurat për marrjen e lejeve të ndërtimit.

Sipas një raporti të publikuar mnga ky dikaster, vendi ka potencial të konsiderueshëm për prodhimin e energjisë nga era, me shpejtësi ere që në shumë zona tejkalojnë 8 deri në 9 metra në sekondë. Zonat më të favorshme identifikohen përgjatë vijës bregdetare dhe kreshtave malore, veçanërisht në jug të vendit. Më specifiksht, zonat me interes për zhvillimin e energjisë së erës përfshijnë Shkodrën, Kukësin, Lezhën, Durrësin, Kavajën, Fierin, Karavastanë, Vlorën, Sarandën, Korçën dhe Tepelenën.

Raporti thekson se shpejtësia mesatare vjetore e erës në territorin shqiptar varion nga 3.3 deri në 9.6 m/s, ndërsa zonat më të përshtatshme për prodhim energjie kanë vlera mesatare nga 5.8 deri në 7 m/s.

Ndërkaq, sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjive të Rinovueshme, Shqipëria ka potencial konkurrues për energjinë e erës deri në 7,400 MW. Ndërkohë, skenari i tranzicionit energjetik i organizatës parashikon që deri në vitin 2030 vendi mund të arrijë një kapacitet të instaluar prej 616 MW energji eolike.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat