“Energjia diellore zë 10% të prodhimit” - Zv/kryeministrja Balluku, në përurimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë
Rreth 10% ka arritur volumin e prodhimit energjia fotovoltaike në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa mori pjesë në ceremonine e përurimit të parkut fotovoltaik në Karavasta.
“Energjia fotovoltaike ka arritur që të zër 10% të volumeve të prodhimit, të energjisëe të instaluar ne vendin tonë. Ky është një volum shumë i rëndësishëm, nëse ju keni parasysh që shqipëria është krenare për prodhjimin e saj të rinovueshëm.”
Sipas Ballukut, ky park mban një sërë vlerësh ndërsa është arritur një çmim rekord.
“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një cmim rekord. Voltalia për ne është një shembull që e themi në cdo tryezë me investitorë të huaj. Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë. Dua të nënvizoj edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Francës. Është për t’u shënuar fakti i marrëdhënies së shkëlqyer të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mirë për vendin tonë në BE. Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë që brenda 2030 të jemi pjesë e BE e para se na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na i ndryshon dot askush.”
Sipas të dhënave nga ERE, vitin e kaluar nisi prodhimin centrali fotovoltaik i Karavastasë, që gjeneroi në total 258,383 mWh, ose më shumë se gjysmën e të gjithë prodhimit diellor në vend.
Parku fotovoltaik i Karavastasë, një investim nga kompania franceze Voltalia, është më i madhi diellor në Ballkanin Perëndimor, me kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë.
Sondazh

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja - Kompania Aramco njofton zbulimin e 14 fushave të naftës dhe gazit
Kompania saudite Aramco njoftoi zbulimin e 14 vendeve të reja të naftës dhe gazit natyror në të gjithë Provincën Lindore dhe shkretëtirën e gjerë të Rub' al......

“Trump, një mundësi për të rizgjuar Evropën” - Kryeministri Edi Rama, intervistë për “Bloomberg”
Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshëndeti Donald Trump si "të mirë për të gjithë", duke e portretizuar trajtimin e ashpër të presidentit ndaj aleatëve të......

Lëvizja Bashkë: Veting për ndërtuesit/ Sa i mundur është premtimi për t'i dhënë fund abuzimeve?
Lëvizja Bashkë ka propozuar një veting për të gjitha subjektet ndërtuese që operojnë në territorin e Shqipërisë. Ky premtim synon të pastrojë sektorin nga......

Lëvizja Bashkë premton: Më shumë buxhet për bujqësinë, më shumë mundësi për fshatin
Lëvizja Bashkë ka premtuar se do të dërgojë buxhetin e shtetit për sektorin e bujqësisë në 5% ndaj totalit të buxhetit, duke përmirësuar mbështetjen......

Nga 40,000 në 60,000 mijë lekë/ Lëvizja Bashkë synon rritje historike të pagës minimale
Lëvizja Bashkë ka propozuar një rritje të pagës minimale nga 40,000 lekë në 60,000 lekë si një masë për të përmirësuar standardin e jetesës dhe për të......

Paga që frymëzon! Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" premton 25% rritje për punonjësit
Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" ka premtuar se do të rrisë pagat e punonjësve në sektorin publik dhe privat me 25%. Ky premtim synon përmirësimin e......

Boom proteinash në Shqipëri - Importet e suplementeve drejt vendit u rritën me 39%
Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë kujdes për trupin e tyre, edhe pse këtë po e arrijnë gjithnjë e më tepër nëpërmjet përdorimit të suplementeve......

Analiza: Koalicioni Euroatlantik ofron 2,000 € për çdo bebë, sa i realizueshëm është ky premtim?"
Koalicioni Euroaltantik ka premtuar se do të ofrojë subvencione financiare prej 2,000 € për çdo bebe që lind në Shqipëri. Ky premtim ka për qëllim të......