Energjia diellore u rrit me 50% - 4-mujroi/ Fotovoltaikët siguruan 6.7% të energjisë së prodhuar në vend

Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike u rrit ndjeshëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më tani për këtë periudhë.
Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, impiantet fotovoltaike prodhuan në total 294,294 mWh energji gjatë periudhës janar–prill, ose 6.68% të prodhimit vendas, i cili në total arriti në 4,404,981 mWh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, prodhimi nga centralet diellore është rritur me rreth 51%, duke qenë se në të njëjtën periudhë të vitit që shkoi u gjenerua 194,458 mWh energji.
Megjithatë, pesha e energjisë diellore në prodhimin kombëtar mbetet pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë. Kjo lidhet me faktin se gjatë kësaj periudhe është rritur edhe prodhimi i përgjithshëm vendas i energjisë elektrike, i mbështetur kryesisht nga prodhimi i kaskadës së Drinit, si edhe nga hidrocentralet private dhe koncesionare.
Ndërkaq, kontributi i energjisë diellore në sistemin elektroenergjetik pritet të vijojë të zgjerohet, pasi një sërë projektesh të reja kanë avancuar me procedurat për marrjen e lejeve dhe ndërtimin e impianteve.
Interesi i investitorëve privatë për sektorin fotovoltaik mbetet i lartë, ndërsa pranë institucioneve përgjegjëse vijojnë të depozitohen aplikime për projekte të reja, duke konfirmuar se energjia diellore mbetet një nga segmentet me ritmin më të shpejtë të zhvillimit në tregun vendas të energjisë.
BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve
Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap......
Skema e pensioneve, shtohen mbi 31 mijë kontribuues - Privati “mban” buxhetin. Rritet ndjeshëm numri i pensionistëve
Mbi 31 mijë kontribuues janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë vitit që lamë pas duke sjellë gjithashtu rritje të konsiderueshme të të......
Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/ Zyrih -Tiranë, 3 fluturime në javë. Rama: Zgjerimi sjell rritje të turizmit
Rrjeti i destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vazhdon të zgjerohet. Fluturimi mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......
SHBA do vazhdojë bisedimet teknike me Iranin - Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e Memorandumit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen në “bisedime teknike” me Iranin dhe mbeten të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje mbi konfliktin,......
2.4 milionë € për bizneset, mbështetje investimeve - Ja kush përfiton dhe çfarë kushtesh ofrohen nga buxheti total 250 mln euro
Qeveria vijon mbështetjen për sektorin privat, duke ndarë edhe 2.4 milionë euro të reja për financimin e investimeve të kompanive vendase. Ministria e......
Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që plotësojnë standardet, do të lejohen në treg
Pas gati dy dekadash, Maqedonia e Veriut po ndërmerr rregulla të reja për cilësinë e karburanteve të lëngshme. Qeveria ka miratuar Rregullore të re për......
Apollo, ofertë $7.7 mld për të blerë EasyJet - Tejkalon ofertën e grupit amerikan të kreditimit, Castlelake
Apollo Global Management ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë EasyJet, në një marrëveshje prej 5.7 miliardë paund, apo 7.7 miliardë dollarë,......



