Energjia diellore arrin rekord në Shqipëri - 13.2% e prodhimit vendas në vitin 2025, ulet prodhimi nga hidrocentralet

Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet diellore ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur për herë të parë në 13.2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Të dhënat publikohen në bilancin vjetor të energjisë elektrike nga Instituti i Statistikave.
Sipas tw dhwnave, gjatë vitit 2025 energjia elektrike në dispozicion në Shqipëri arriti në 8,345 gWh, me një rritje prej 2.1% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, prodhimi neto vendas shënoi rënie, duke zbritur në 7,468 gWh, ose 4.7% më pak se një vit më parë.
Në strukturën e prodhimit vendas, hidrocentralet vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore. Hidrocentralet publike prodhuan 45.2% të energjisë, ndërsa prodhuesit privatë dhe koncesionarë 41.6%. Pjesa tjetër, prej 13.2% u prodhua pikwrisht nga burime të tjera të rinovueshme qw janw fotovoltaikwt. Në terma absolutë, prodhimi nga këto burime pothuajse u dyfishua, duke arritur në 984 gWh, nga 507 gWh në vitin 2024, ose një rritje prej 94.3% brenda një viti.
Rritja e prodhimit nga energjia diellore vjen në një kohë kur prodhimi nga hidrocentralet ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të kushteve hidrike. Hidrocentralet publike prodhuan 3,374 gWh, ose 17.4% më pak se në vitin 2024.
Ndërkohë, rritja e kërkesës për energji elektrike dhe ulja e prodhimit vendas kanë shtuar edhe varësinë nga importi. Importet e energjisë elektrike u rritën me 26.5%, duke arritur në 3,375 gWh, ndërsa eksportet u rritën me 7%, në 2,498 gWh.
Ndërkohë, humbjet në rrjetin e energjisë elektrike shënuan një ulje të lehtë gjatë vitit 2025. Ato arritën në 1,593 gWh, nga 1,614 gWh një vit më parë, duke u reduktuar me rreth 1.3%. Si pasojë, pesha e humbjeve në totalin e energjisë në dispozicion ra në 19.1%, nga 19.8% që ishte në vitin 2024.
Sa humb BE nga falsifikimet e mallrave? - Mallrat kineze kryesojnë. Inspektimi i plotë doganor, ende i vështirë
Zyrtarët në Aeroportin e Liezhit, i pesti më i madh i mallrave në Evropë dhe një nga portat kryesore të hyrjes në Evropë nga shitësit me pakicë jashtë......
“Nuk mund ta përballojmë dot” - Punëtorët e BE-së largohen nga Gjermania
Për një kohë të gjatë, migrimi i punëtorëve të kualifikuar ndihmoi në mbajtjen në funksion të tregut të punës në Gjermani. Por një studim i ri i Ministrisë......
“Ofrojmë siguri për tregtinë detare në Hormuz” - Presidenti Trump shprehet për shoqërimin e anijeve cisternë të naftës
Presidenti Donald Trump tha se i kishte urdhëruar Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar të SHBA-së të ofronte sigurim për rrezikun politik dhe......
Çmimet globale të naftës nuk ndalen - Rriten me 3%, ndërsa kriza e Iranit frenon furnizimin në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës u rritën me 3% të mërkurën, ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ndërpreu furnizimet në Lindjen e Mesme. Por, ritmi i fitimeve u ngadalësua......
Bashkëpunimi doganor, kreu i Doganave pret Drejtuesen e Sekretariatit të CEFTA-s
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti në një takim Drejtoren e Sekretariatit të CEFTA-s, (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës......
Rënie me 6%, fitimi i institucioneve kreditore kroate për vitin 2025 ishte 1.4 miliardë euro
Institucionet kroate të kreditit regjistruan një fitim kumulativ prej 1.4 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) vitin e kaluar, 6.1% më pak se një vit më......
Importuesit duan 130 mld dollarë, kërkuesit e rimbursimit të tarifave dynden në gjykatat amerikane
Importuesit që kërkojnë pjesën e tyre prej më shumë se 130 miliardë dollarësh në rimbursime tarifore po i drejtohen një gjykate tregtare pak të njohur......
Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve pas tensioneve në Lindjen e Mesme
Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i karburanteve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro,......


