Shqipëria Postuar më 24 Maj 2025, 09:43

Energjia diellore arrin 7.9% të totalit - Hyrja e centraleve në prodhim, në janar-mars rritja përllogaritet me 4.7%

Nga Ola Mitre

Energjia diellore arrin 7.9% të totalit - Hyrja e centraleve në

Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar – mars të këtij viti centralet fotovoltaike gjeneruan 176.381 mWh energji, duke përbërë 7.9% të energjisë totale të burimeve vendase. Në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2024 rritja përllogaritet me 4.7%, pasi vitin e kaluar energjia fotovoltaike përbënte vetëm 3.2% të totalit. Rritja e shënuar këtë vit vjen nga shtimit të impianteve diellore që kanë hyrë në prodhim, pasi një numër shumë i madh i tyre kanë nisur funksionimin në fund të vitit të kaluar.

Ndërkaq, pesha e energjisë diellore pritet të rritet më tej, pasi një sërë projektesh tashmë kanë avancuar me procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme dhe nisjen e ndërtimit të centraleve në terren. Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 10 kompani për impiante të vegjël deri në 3 MW, me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 21 MW, si dhe një impiant të madh 100 MW.

Edhe në vitet e mëparshme janë licencuar një sërë kompanish në prodhimin e energjisë nga dielli, duke bërë që aktualisht të numërohen 64 kompani të licencuar në këtë aktivitet, me projekte që arrijë në rreth 735 MW. Këtu përfshihen edhe impiantet që tashmë janë në prodhim. Megjithatë, interesi i investitorëve privatë për këtë sipërmarrje mbetet i lartë, me shumë aplikime të dorëzuar pranë autoriteteve përkatëse.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat