Energjia diellore arrin 6.75% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë përgjatë periudhës janar – tetor 2024, nga të gjithë centralet fotovoltaike u gjeneruan rreth 430 mijë mWh energji apo 6.75% e sasisë të prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese që janë në prodhim.
Në raport me 10 -mujorin e vitit të kaluar rritja mund të konsiderohet e konsiderueshme, duke qenë se vjet energjia diellore zinte gati 1% të energjisë totale, me rreth 72 500 mWh energji të prodhuar.
Rritja e shënuar këtë vit vjen nga shtimi i impianteve diellore që kanë hyrë në prodhim, ku peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar 55% të energjisë totale diellore. Gjithashtu, gjatë këtij viti kanë hyrë në prodhim dhe 2 centrale të pavarur, teksa sasia e prodhuar prej tyre përbën gati 19% të totalit.
Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë që, rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Sondazh

Rreziku i varfërisë, si renditet Shqipëria? Jemi 3.5 pikë larg mesatares europiane. Vendet Baltike, me normën më të lartë
Në vitin 2023, rreth 16.2% e popullsisë së BE-së, ose rreth 71.7 milionë njerëz ishin në rrezik të varfërisë, referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke u blerë me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane blihet......

Garancitë sovrane, sa e kanë rritur kreditimin e bizneseve? - Bankat: Janë përdorur shumë pak. Ndërmarrjet, të pandërgjegjësuara
Si për bankat, ashtu edhe për institucionet e mikrofinancës, skemat e garancisë sovrane janë katalizatorë për rritjen e kredisë. Megjithatë, ato janë......

MBZHR nxit konsumin e produkteve shqiptare: Janë marrë masa strikte për mandarinat në tregun vendas!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të......

SHBA synojnë mbi 60% ulje emetimesh në 2035 - Por objektivat klimatikë do të varen nga politikat e Administratës Trump
Administrata në ikje e Joe Biden ka angazhuar SHBA-në që të reduktojë emetimet e gazeve serrë mes 61% dhe 66% nën nivelet e vitit 2005 deri në......

Presidenti rumun emëron kryeministrin aktual për të udhëhequr qeverinë e re pro-europiane!
Presidenti i Rumanisë emëroi të hënën kryeministrin aktual Marcel Ciolacu për të udhëhequr një qeveri të re të koalicionit pro-evropian pas anulimit të......

Kursimi i energjisë dhe reduktimi i gazeve serrë - Qeveria rishikon objektivat për vitin 2030, rrit “ambicien” me 5%
Qeveria do të rishikojë Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, duke vendosur objektiva më abiciozë për t’u arritur deri në vitin 2030. Sipas dokumentit të......

Më shumë hua për investime në teknologji - Kolaterali, ndër pengesat kryesore për aprovimin e kredisë
Shumica e bizneseve marrin kredi për të realizuar investime në teknologji. Ngjashëm me kompanitë e huaja, së fundmi edhe bizneset shqiptare po drejtohen për......