Energjia diellore arrin 16.4% të totalit/ Hyrja e centraleve në prodhim, në prill – qershor rritja përllogaritet me 9.6%
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për periudhën prill – qershor centralet fotovoltaike gjeneruan 288.034 mWh energji, duke përbërë 16.4% të energjisë totale të burimeve vendase. Në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2024 rritja përllogaritet me 9.6%, pasi vitin e kaluar energjia fotovoltaike përbënte vetëm 6.8% të totalit. Rritja e shënuar këtë vit vjen nga shtimi i impianteve diellore që kanë hyrë në prodhim, pasi një numër shumë i madh i tyre kanë nisur funksionimin pas muajit korrik të vitit të kaluar. Megjithatë, vlen të theksohet se rritja e peshës së energjisë diellore, në raport me energjinë totale të gjeneruar në vend, lidhet edhe me rënien e prodhimit nga hidrocentralet për shkak të mungesës së reshjeve.
Ndërkaq, pesha e energjisë diellore pritet të rritet më tej, pasi një sërë projektesh tashmë kanë avancuar me procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme dhe nisjen e ndërtimit të centraleve në terren. Në 7 muajt e parë të këtij viti Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 16 kompani për projekte me kapacitet total të parashikuar për t’u instaluar prej 142.8 MW.
Edhe në vitet e mëparshme janë licencuar një sërë kompanish në prodhimin e energjisë nga dielli, duke bërë që aktualisht të numërohen 66 kompani të licencuar në këtë aktivitet, me projekte që arrijë në rreth 764 MW. Këtu përfshihen edhe impiantet që tashmë janë në prodhim. Megjithatë, interesi i investitorëve privatë për këtë sipërmarrje mbetet i lartë, me shumë aplikime të dorëzuar pranë autoriteteve përkatëse.

Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? - Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në malësi
Personat që punojnë në bujqësi si të vetëpunësuar kanë detyrimin të kontribuojnë për sigurime shoqërore......

“Tarifat e Trump janë të paligjshme”/ Gjykata e apelit në SHBA “sfidon” politikën tregtare amerikane
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka vendosur se shumica e tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump janë të paligjshme, duke goditur një prej......

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Afati deri më 1 Shtator. Procedura e thjeshtë, aplikimi në portalin e-albania
Regjistrimet për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe të dhjetë në vitin akademik 2025-2026, janë ende të hapura dhe do të vijojnë deri më 1 Shtator në......

Trump, 5.7 mld USD për Intel/ Investimi vjen pasi qeveria bleu 10% të aksioneve të kompanisë
Intel tani është një kompani në pronësi pjesërisht shtetërore. Kompania teknologjike që prodhon çipe kompjuterike dhe komponentë të tjerë ka përfituar 5.7......

Mbi 3 milionë të papunë në Gjermani/ Regjistrohet niveli më i lartë i papunësisë në një dekadë
Papunësia në Gjermani ka tejkaluar shifrën e tre milionëve në muajin gusht, për herë të parë pas më shumë se një dekade, sipas të dhënave zyrtare. Kjo përbën......

Kostot e inteligjencës artificiale/ Sa energji dhe ujë konsumon Gemini i Google?
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në jetën tonë të përditshme, por zgjerimi i saj i shpejtë ka ngritur shqetësime për sasinë e......

“Duhet riorganizim i Arsimit të Lartë”/ Hoxha: Të ruhet standard arsimor për rrugën drejt BE
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, deklaron që duhet një riorganizim i arsimit të lartë, kjo për arsye të ruajtjes së standardit për ecurinë që......

Ulet pabarazia gjinore në paga/ Në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme hendeku është në favor të grave
Sipas të dhënave nga INSTAT meshkujt paguhen mesatarisht 4.9% më shumë se femrat, duke treguar një diferencë të dukshme në shpërblimin financiar. Megjithatë,......