Shqipëria Postuar më 30 Dhjetor 2024, 13:00

Energjia dhe infrastruktura, në qendër të vëmendjes -Rama: 15.3% rritje të kapacitet prodhues të vendit

Nga Scan TV
Energjia dhe infrastruktura, në qendër të vëmendjes -Rama:

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e kryera në energjetikë dhe infrastrukturë.
“15.3% rritje të kapacitet prodhues të vendit, rritje me 5- fish të prodhimit të gjelbër me fotovoltaikët.
Për infrasrukturën, shumë nga punimet kanë përfunduar rruga Thumanë – Kashar, tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe e Tiranës që përfundon sot, që impakton 1/3 e popullsisë që jeton në kryeqytet, segementi Orikum- Dukat, Korçë Ersekë ka përfunduar, etj. Në tunelin e Murrizit po kryhet një punë kolosale. Buxheti i shtetit nuk ka financuar asnjë qindarkë pasi është dhënë me PPP. Vijon zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, vijon puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Qendra e Monitorit të Trafikut, e cila në sensin digjital do të jetë e pajisur me sistemin më modern në botë. Sistemi i monitorimit të trafikut, në prag të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara. Shpejtësia, aksidentet, monitorim në kohë reale me anë të inteligjencës artificiale, me sistem të avancuar. Çdo makinë, çdo person dhe çdo lloj gjallese tjetër që do të kalojë rrugën, do të jetë i monitoruar
Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas 80% e punimeve janë kryer, Hekurudha Durrës- Rrogozhinë, në janar me negocimin e kontratës.
Sa i përket infrastrukturës aeroportuale, për aeroportin e Vlorës, objektivi është që sezonin e ardhshëm të nisin fluturimet e para. Porti i Ri i Durrësit nis nga e para dhe nuk është zgjerim prandaj është një vepër arti”.
(vijon)

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat