Energjia, 2600 biznese do shkëputen nga OSHEE - Liberalizimi i tregut, Gjenerali: Duhet të zgjedhin vetë furnizuesin
Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Administratoi i Furnizuesit të Tregut të Lirë, Albi Gjenerali thotë se këta biznese rrezikojnë ndërprejen e energjisë elektrike, në rast se nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të lidhur kontratat me furnizuesit që operojnë në treg.
“Janë të detyruar sipas ligjit të gjejnë një furnizues të tregut të lirë dhe janë të detyruar që deri në datën 15 dhjetor të vitit 2024 të deklarojnë një furnizues të tregut të lirë sepse nëse nuk e kryejnë këtë proces, rrezikojnë që nga 1 janari i vitit 2025 t’iu ndërpitet energjia elektrike nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, - thotë Gjenerali.
Bizneset që kanë paqartësi për procesin, mund të drejtohen pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të marrë informacionin e nevojshëm.
“Iu bëj thirrje të gjithëve, që brenda datës 15 dhjetor 2024 të paraqiten pranë zyrave të FTL-së apo në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit, të OSHEE Group për të marrë informacionet përkatëse përsa i përket lidhjes së kontratës në treg të lirë”, - thotë administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë.
Ndërkaq, vetë FTL si pjesë e OSHEE Group është një nga furnizuesit që mund të përzgjidhet nga Sipërmarrjet që do të dalin në tregun e lirë, teksa çmimi i energjisë për këta klientë do të jetë 18.34 lekë/kWh, pa TVSH.
“Ofron kontratë me çmim fiks, minimalisht 1-vjeçare, çka i jep mundësi të bëjnë llogaritë dhe biznes-planet e tyre dhe nuk ka surpriza që ndërpret funizimit apo ndryshon çmimin gjatë vitit. Pra krijon një stabilitiet të mirë furnizimi për të gjithë këta abonetë”, - thotë Gjenerali.
Dalja në treg të lirë e 2600 klinentëve të lidhur në tensionin 10 kV, vjen pas atij të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV. Më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim për tensionin 6 kV apo konsumatorët familjarë që kryesisht janë të lidhur në tensionin 0.4 kV.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të premte duke u blerë sot me 93 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë në raport me dje duke e mbyllur këtë javë......

Çmimet e reja të referencës, sa përfitojnë bashkitë? - Të ardhurat në Tiranë u rritën me 49% në krahasim me 2023-shin
Një nga taksat më të rëndësishme në të ardhurat e pushtetit vendor është ajo mbi pasuritë e paluajtshme, ku për shkak të çmimeve të pandryshuara të......

Shqipëri-SHBA, forcohet partneriteti në fushën e mbrojtjes - Ministri Vëngu: Prioritet, zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi një takim në SHBA me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Diskutimet u përqendruan në çështje......

Skema e pensioneve, cilat janë rekomandimet e FMN? - “Niveli i pensioneve të reflektojë kontributet, konsideroni skemat private”
Fondi Monetar Ndërkombëtar del në përfundimin se skema e pensioneve në Shqipëri përballet me risqe të shumta që vijnë nga emigracioni, rënia e nivelit të......

Australia propozon një kufi moshe për rrjetet sociale - Cilat vende të tjera po shqyrtojnë kufizime?
Qeveria e Australisë ka prezantuar një projekt-ligj të ri që do t'i ndalojë fëmijët 16 vjeç e poshtë të përdorin mediat sociale, si pjesë e përpjekjeve të......

“BSH përmbushi ambicien kryesore të integrimit” - Ambasadori Gonzato takohet me guvernatorin Sejko: Vlerëson Anëtarësimin në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim në Bankën e Shqipërisë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri......

Britania raporton shkallën më të lartë të rritjes së emigracionit të përhershëm midis vendeve të OECD!
Emigrimi i përhershëm drejt vendeve të OECD-së është në nivelin më të lartë historik, me 11 vende që shohin shifra rekord të mbërritjeve. Numri i......

Forumi i Biznesit: Investimet e huaja nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri, me rritje të konsiderueshme
Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më......