Shqipëria Postuar më 25 Shtator 2025, 15:37

Energjia 2025-2029 / Ministrja Balluku shpalos objektivat kryesore të mandatit për këtë sektor

Nga SCAN TV

Energjia 2025-2029 / Ministrja Balluku shpalos objektivat kryesore të

 

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një postim në rrjete sociale ka shpallur objektivat e reja të energjisë për mandatin e ardhshëm në këtë sektor:

1-Uljen e nivelit të humbjeve në rrjet në më pak se 12%

2-Diversifikimin e burimeve energjetike me mbi 1500 MW

3-Ndërtimin e parkut më të madh eolik në Tropojë, me kapacitet 600 MW

4-Gazifikimin e qytetit të Korçës

5-Trefishimin e kapacitetit të transportit të energjisë

6-Forcimin e ndërlidhjes rajonale me lidhje të reja interkoneksioni

7-Përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes përmes investimeve

8-Nisjen e ndërtimit të linjës nënujore energjitike me Italinë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat