Energji gjeotermale në Shqipëri - AKBN: Potencial i pashfrytëzuar, ja zonat ku mund të zhvillohet
Shqipëria ka potencial për zhvillimin e energjisë gjeotermale, teksa Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka publikuar një manual me zonat ku ky burim mund të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas dokumentit, aktualisht ujrat termale në llixhat tona përdorin burimet gjeotermale për efekte kurative, ndërsa shfrytëzimi i energjisë së këtyre ujrave akoma nuk ka filluar të përdoret edhe pse potenciali i tyre e ofron një mundësi të tillë.
Sipas AKBN-së, vlerësimet eksperimentale energjetike për të katër burimet më të mëdha: Llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë, të pusit Kozani 8 dhe Ishmi 1/b tregojnë se prurja e përgjithshme e ujit termal është 44.8 l/sek, kapaciteti i energjisë gjeotermale 6.64 MWt dhe fuqia e mundshme për t’u instaluar 7084 kW.
“Këto të dhëna janë mjaft premtuese për të filluar projekte energjetike për të shfrytëzuar këtë burim energjetik te rinovueshem”, - thuhet në dokumentin e AKBN. Po ashtu, bëhet me dije se burimet termale dhe puset e thella të kërkimit të naftës dhe të gazit në vendin tonë janë të lokalizuara në tre hapësira: e Krujës, e Ardenicës dhe Peshkopisë.
Zona gjeotermale Kruja është më e madhja, me rreth 180 km gjatësi dhe 4-5 km gjerësi. Ajo fillon në bregdetin e Adriatikut, në veri të Kepit të Rodonit, vazhdon me strukturën e Ishmit, të Kozanit në veri te Elbasanit, të Llixhave te Elbasanit, të Holtës në Gramsh, të Bënjës në Përmet, të avullit në malin e Postenanit në Leskovik dhe të lumit të Sarandaporos në afërsi të kufirit shqiptaro-grek.
Zona gjeotermale Ardenica ndodhet në rajonin e Myzeqesë, ndërsa zona gjeotermale Peshkopia ndodhet ne verilindje të Shqiperisë. Më konkretisht dy kilometra në lindje të Peshkopisë, pranë përroit të Banjës ku ndodhen katër burime pranë njëri-tjetrit.
Sondazh

Tokat bujqësore jo pjellore, gati teknologjitë inovative - Drafti/ Shfrytëzim për të rritur efektivitetin e prodhimit dhe investimet
Qeveria synon të vërë në shfrytëzim tokat bujqësore, të cilat për shkak të cilësive jo të mira dhe kushteve jo të favorshme të terrenit, nuk kanë efektivitet......

Energjia bërthamore, për të ulur kostot - Italia do të ndërtojë reaktorë të vegjël për të forcuar sigurinë energjetike
Italia po shkon drejt riaktivizimit të centraleve bërthamore për të plotësuar nevojat e brendshme, për shkak të rritjes së madhe të kostove të energjisë,......

Kapaciteti i ruajtjes së energjisë do të 5-fishohet në 2030 - Pavarësisht rritjes, Evropa nuk përmbush dot objektivat e deklaruar
Kapaciteti i ruajtjes së baterive në Evropë pritet të rritet rreth pesëfish deri në vitin 2030, duke sjellë me vete përfitime në rritje për kompanitë......

Kreditim rekord për turizmin në vitin 2024/ Shifra reflekton besimin dhe potencialin ekonomik që ka sektori
Turizmi vitet e fundit është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin......

Specialiteti i qarqeve, kush prodhon çfarë? Fieri,Tirana dhe Berati, trinomi i gjelbër që “ushqen” Shqipërinë me perime
Periudha Janar-Mars është momenti kur bujqësia nis ciklin e saj të prodhimit. Gjatë kësaj kohe, agrumet si portokallet, mandarinat, limonat dhe qitrot......

Administrata tatimore informon tatimpaguesit mbi deklaratat e reja mujore!
Administrata Tatimore dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilluan një trajnim të përbashkët për të informuar tatimpaguesit mbi zhvillimet më të fundit lidhur me......

Centrale diellore edhe në tokë bujqësore - Gati projektligji që i hap rrugë ndërtimit të agrivoltaikëve
Ndërtim i centraleve diellore brenda tokave bujqësore e pyjore, livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore do të jetë një aktivitet i......

“Gjermania nuk mund të arrijë objektivat klimatikë” - Emetimet në sektorin e transportit, ndërtimit pengojnë progresin
Gjermania do të dështojë në arritjen objektivave të saj klimatikë për vitin 2030, nëse nuk zbatohen ndryshime të rëndësishme politike, thanë këshilltarët e......