Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2025, 10:49

“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e grave largohen për arsye familjare 

Nga Fabjona Pasho

“Emigrimi, fenomen mashkullor” - Banka Botërore: Shumica e

Banka Botërore, në bashkëpunim me INSTAT ka realizuar Anketën e Migracionit 2024, duke analizuar largimet nga vendi, arsyet, pritshmëritë, cila gjini migron më shumë, pesha e tyre në ekonominë vendase, etj. 

Nga të dhënat e analizuara,duket se emigrimi prek kryesisht moshat më aktive. 4 në 5 migrantë janë larguar në moshat 15–34 vjeç, ndërsa profili i përgjithshëm del kryesisht meshkuj, në moshë pune dhe me nivel të mesëm aftësish.
Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e atyre që ikin janë të rinj që sapo hyjnë në tregun e punës ose janë në kulmin e produktivitetit.

Gratë përbëjnë 25.3%, ndërsa meshkujt 74.7%, duke e bërë emigracionin një fenomen kryesisht mashkullor. Në këtë tablo hyjnë edhe arsyet e ndryshme sipas gjinisë. Burrat migrojnë kryesisht për punë, ndërsa 33% e grave largohen për arsye familjare dhe 30% në kërkim të punës.  Për emigrantet aktuale, rritet pesha e edukimit me 18%, ndërsa 15% e grave largohen për martesë.

Përpara nisjes, gratë që më pas migrojnë kanë të ardhura më të ulëta rreth 493 dollarë në muaj, krahasuar me jo-migrantet 643 dollarë në muaj. Jashtë vendit, të ardhurat e tyre rriten në rreth 1558 dollarë në muaj.

Në tregun e punës, punësimi i grave migrante raportohet 31%, ndërsa për gratë e kthyera 36%.  Ndërkohë, 24% e grave thonë se kanë marrë trajnim aftësish para largimit, ndërsa meshkujt duket se e anashkalojnë këtë aspekt, pasi vetëm 17% e tyre pranojnë të kenë realizuar trajnime. 

Sa i takon nivelit arsimor të migrantëve jashtë, anketa tregon se profili është kryesisht me formim të mesëm, 31.8%  e kanë të papërfunduar arsimin e mesëm të lartë, 50.2% kanë të përfunduar arsimin e mesëm të lartë, ndërsa 18.0% kanë arsim të lartë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat