Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2025, 13:28

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! - 154 mln euro nga paga në 3 muaj. Në një vit u rritën me 12%

Nga Hamit Yzeiraj

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! -

Nga puna jashtë vendit, emigrantët shqiptarët kanë përfituar 154.7 milionë euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga pagat e emigrantëve janë rritur me rreth 18 milionë euro, ose 12%.

Zgjerimi i numrit të emigrantëve në tregjet e punës jashtë vendit, por edhe për shkak të orientimit drejt vendeve me paga më të larta kanë ndikuar kryesisht në këtë rritje.

Gjermania, Franca dhe edhe shtetet përtej Atlantikut, si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ndikojnë në mënyrë direkte në shtimin e të ardhurave që emigrantët krijojnë jashtë Shqipërisë, duke sjellë një efekt pozitiv edhe në ekonomi përmes remitancave.

Në fakt, transfertat që vijnë nga emigrantët drejt familjeve në Shqipëri u rritën me 4% në tremujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me periudhën përkatëse të vitit të kaluar.

Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje pasqyrohet në remitanca. Më shumë të ardhura për emigrantët nënkuptojnë më shumë para të dërguara për familjet në atdhe.

Në fakt, remitancat u rritën me 4% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithatë, kjo rritje nuk është në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me shtimin e të ardhurave nga pagat, çka tregon se jo e gjithë rritja e të ardhurave të emigrantëve reflektohet menjëherë në transfertat drejt Shqipërisë.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat