Emigrantët në Shqipëri, Elon Musk kritikon gjyqtarët - Reagimi krijon polemika në politikën italiane
Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit në Shqipëri. Agjencia italiane e lajmeve ANSA i referohet komentit që Musk ka bërë në një postim të një përdoruesi që raportonte lajmin me mbishkrimin: "Këta gjyqtarë duhet të largohen."
Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk. "Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme," tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.
Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.
Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si "një çështje shumë të ndërlikuar" që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.
Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian. Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.
Sondazh

133 mln euro për çipet fotonike - BE kërkon të forcojë pozitën në tregun e teknologjive të avancuara
Bashkimi Evropian do të investojë 133 milionë euro në prodhimin e gjysmëpërçuesve fotonikë në Holandë, si pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e......

Cilat vende europiane mbështeten më shumë nga eksportet për në SHBA?
Pas fitores së tij, BE-ja tani po shqyrton opsionet e tij për të adresuar një tarifë të mundshme prej 10% për të gjitha mallrat e BE-së të eksportuara në......

Emrat/Kush janë ‘asët nën mëngë” të Trump - Nis përzgjedhja e anëtarëve të kabinetit të presidentit amerikan
Donald Trump ka filluar të formojë administratën e tij të ardhshme, duke emëruar Susie Ëiles si kryetare shtabi, ndërsa Marco Rubio pritet të jetë sekretar i......

Interesat e ulëta “çmendin” kërkesën për hua - Norma për kreditë hipotekare ra në 3.9%. Ulet edhe shkalla e refuzimit nga bankat
Interesat e kredisë së re në lekë, por edhe në euro, kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesat e......

KESH, kompani të përbashkët me gjigandin e Emirateve - Firmoset marrëveshja, Balluku: Masdar do investojë në Shqipëri
Korporata Elektoenergjetike Shqiptare ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë emiratase Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike......

Ekonomia shqiptare, “në ditët më të mira” - Themeli: Inflacioni i ulët ndihmoi familjet që të kursejnë nga të ardhurat e tyre
Mbajtja në nivele të ulëta dhe nën kontroll e inflacionit, por edhe trendi rënës i borxhit publik dhe të huaj, janë disa nga elementët që tregojnë se......

Gjermani, zgjedhjet e reja priten më 23 Shkurt - Votëbesimi i 16 dhjetorit do të hapë rrugën për formimin e një qeverie të re
Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të reja më 23 shkurt 2024, pas rënies së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz. Këto zgjedhje vijnë në një kohë krize......

Projekt pilot/Ndryshojnë njësitë e tregtimit të fruta-perimeve - Agjencia hap tenderin për tezgat e reja në tregjet e Tiranës
Agjencia e Administrimit të Tregjeve në Tiranë po eksperimenton një lloj të ri tezge për njësitë e tregtimit të fruta-perimeve. Agjencia ka shpallur tenderin......