“Emigrantët do të sjellin më pak para në 2025” BERZH: Rritja ekonomike vetëm 3.7%. Edhe turizmi, performancë më të dobët
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7% gjatë këtij viti. Ky është parashikimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në shkurt 2025 për sa i përket aktivitetit ekonomik në Shqipëri, parashikim i cili nuk ka ndryshuar nga ai i shkurtit 2024. Në raportin më të fundit, BERZH thekson se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të jetë 3.7% edhe në 2026.
Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rritja ekonomike e Shqipërisë vlerësohet të ketë qenë 3.9% në vitin që lamë pas, më e lartë se parashikimi në shtator 2024 dhe kjo si rrjedhojë e performancës më të mirë të turizmit, shërbimeve të tjera dhe ndërtimit, ndërkohë që prodhimi industrial dhe ai bujqësor kanë pësuar rënie.
Konsumi privat dhe investimet publike ishin nxitësit kryesorë të rritjes, ndërkohë që eksportet e mallrave ranë ndjeshëm, ndikuar nga mbiçmimi i lekut dhe kërkesa e dobët e jashtme. Inflacioni ra në rreth 2.2% mesatarisht në vitin 2024, duke i lejuar Bankës së Shqipërisë të ulë normën bazë nga 3.25% në fillim të vitit 2024 në 2.75% në shkurt 2025. Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm, me rritje të aktivitetit kreditues.
Dobësimi i kërkesës në eurozonë, rënia e mundshme e remitancave, pra e parave që sjellin emigrantët nga jashtë dhe një sezon më i dobët turistik do të sjellin rritje më të ngadaltë ekonomike se në 2024.
Kushtet e pafavorshme klimatike (kryesisht thatësirat e mundshme) mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë dhe të çojnë në importe më të larta të energjisë elektrike, megjithëse rritja e kapacitetit të prodhimit diellor e zbut pjesërisht këtë rrezik.
Megjithatë, vazhdimi i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe potenciali për të marrë më shumë fonde dhe financime nga ky i fundit, do të jenë një kah mbështetës i rritjes ekonomike.
Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike qëndroi rreth të njëjtit nivel si në vitin 2023, në 3.5%, për shkak të kërkesës së jashtme të dobët nga partneri tregtar më i rëndësishëm i rajonit, Bashkimi Evropian.
Turizmi ka qëndruar i fortë, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë (përfshirë vizitat e diasporës nga Evropa Perëndimore), dhe në një masë më të vogël në Mal të Zi. Parashikohet që ekonomia e rajonit të rritet lehtësisht në 3.6%, si në vitin 2025, ashtu edhe në vitin 2026.
Sondazh

50 mln euro ndihmë nga BE për energjinë - Qeveria miraton programin shumëvjeçar, promovimi i energjisë së rinovueshme dhe eficiencës
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, për periudhën 2024 -......

Njihen vitet e punës para ‘94, si të aplikoni për pension? - Llogaritja/Përfitimi për individët sipas ndërmarrjeve ku kanë punuar
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Si mundet BE-ja të kursejë 2.5 trilionë euro në faturat e energjisë deri në vitin 2040?!
47 milionë njerëz në shtetet anëtare të BE-së jetojnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se ata nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Plus,......

Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Dollari amerikan. Rikuperon pikë edhe Paundi!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

"Europa është formuar për të prishur SHBA-në" - Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së!
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të tij të dytë të mërkurën, ku u zotua të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit......

Kërcënime tarifore edhe për bakrin? Trump nis hetimet për importet e tij ndërsa tensionet tregtare globale nxehen!
Bakri mund të jetë metali i fundit që mund të ndikohet nga kërcënimet tarifore të presidentit amerikan Donald Trump. Trump ka nisur një hetim mbi importet e......

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës/ Vendimet e qeverisë: Mbi 402 milionë lekë për shpronësimet!
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe shpronësimet për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga......