Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare!
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare dhe sipas raportimeve flitet për një interes mjaft të lartë investitorësh.
Sipas shifrave të publikuara nga 1,5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4,26 miliardë lekëve.
Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave informon se vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, duke e çuar vlerën totale 1,72 miliardë lekësh.
Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6,78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga MF. Në muajin mars, ajo ka parashikuar edhe një rihapje të ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, në vlerën 1 miliard lekë.
Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit sipas autoriteteve është një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit.
Niveli i borxhit në raport me PBB do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit, ku konkretisht gjatë vitit 2024 niveli i borxhit llogaritet në rënie me rreth 2.3 pikë përqindje (nga 57.5% në 55.2%). Gjatë vitit 2025 pritet të ulet me 0.4 pikë përqindje (në 54.8%) dhe gjatë vitit 2026 pritet të ulet me 0.8 pikë përqindje.
Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2008. Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.
Sondazh

Pas vendimit të Trump për nënshtetësinë amerikane: Cilat vende europiane praktikojnë të drejtën e shtetësisë nga lindja?
Presidenti Donald Trump tha së fundmi se SHBA është i vetmi vend në botë që ofron shtetësi për një fëmijë të lindur në tokën e saj, pavarësisht nga kombësia......

Vucic: Dorëheqja e kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se dorëheqja e kryeministrit Millosh Vučević të martën mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose një......

Kursi këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

“Agropërpunimi rrit vlerën e prodhimeve bujqësore”-Balluku: Të ushqejmë turistët me produktet vendase
Industria agropërpunuese po rrit vlerën e prodhimeve bujqësore vendase. Gjatë një inspektimi në një firmë agropërpunuese në Lushnje, zëvendëskryeministrja,......

SHBA, fitime rekord nga shitjet e armëve - Eksportet drejt aleatëve u rritën me 29% në vitin 2024
Shitjet e armëve amerikane për vendet aleate arritën një rekord prej 318.7 miliardë dollarësh në vitin 2024. Rritja e kërkesës lidhet me nevojën për të......

Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesa e re!
Ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e listëpagesës. Deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga......

Programi i Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare - Guvernatori Sejko takim me ekipin e Bankës Botërore!
Guvernatori Gent Sejko priti sot në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare, të kryesuar......

“Të rinjtë të tregojnë kujdes me zhvillimin e teknologjisë” - Aktiviteti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të......