Emërimi, arkitektja Persida Shkrepa merr drejtimin e Institutit të Ndërtimit

Pedagogia dhe arkitektja Persida Shkrepa është emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit. Emërimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila edhe e prezantoi sot me stafin e institucionit.
Në një reagim publik, Balluku vlerësoi përvojën profesionale të Shkrepës në fushën e arkitekturës, duke theksuar se drejtimi i saj pritet të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e rolit të institutit në sektorin e ndërtimit.
“Suksese @persida_shkrepa në këtë detyrë dhe sfidë të re, në drejtimin e Institutit të Ndërtimit. Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, ka shkruar zonja Balluku në postimin e saj në rrjetet sociale.
Arkitektja Shkrepa është me origjinë nga Saranda dhe ka ndjekur studimet e larta në Tiranë.
Pas diplomimit në arkitekturë, ajo ka ushtruar aktivitetin si arkitekte dhe pedagoge, si dhe ka hapur studion e saj profesionale, ku ka realizuar projekte të ndryshme ndërtimore.
Ministri i Financave prezanton Drejtori i ri të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili merr detyrën duke zëvendësuar Gent......
Sa rëndësi ka një Akademi Sipërmarrjeje? - Bajraktari: Duhet të jetë edhe pjesë e universiteteve
Një akademi sipërmarrjeje, po fiton rëndësi për të rinjtë që duan të zhvillojnë bizneset e tyre. Shumë ide të reja lindin çdo ditë, por pa njohuri të bazuara......
Projekte të reja të Këshillit të Evropës dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK
Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe......
Bizneset shqiptare në rrugën e inteligjencës artificiale/ Gati 9% e ndërmarrjeve përdorin AI për lehtësimin e proceseve
Përdorimi i inteligjencës artificiale po bëhet gradualisht pjesë e funksionimit të bizneseve edhe në Shqipëri, duke reflektuar një prirje në rritje drejt......
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin
Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”. ......
Granti i performancës, çfarë ndryshon në 2026? - Farrici: Të gjitha bashkitë vendosen në stad të barabartë
Koncepti i Grantit të Performancës për bashkitë do të thellohet gjatë këtij viti. Kjo u bë me dije nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin......
Si e perceptojnë të huajt Shqipërinë? Indeksi i Fuqisë së Butë: Renditemi në vend të 102 nga 193 shtete
Shqipëria vijon të përmirësojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Brand Finance”, në kuadër të Global Soft......
Bizneset shohin “dritë jeshile” në ekonomi - Rritet ndjesia ekonomike, ndërsa qytetarët ende llogarisin me kujdes shpenzimet
Ekonomia shqiptare duket se ka hyrë në vitin 2026 me më shumë optimizëm, të paktën nga ana e bizneseve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar është rritur......


