Emërimet, Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Qeveria ka zyrtarizuar dy emërime të reja në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm dhe në krye të Prefekturës së Tiranës.
Dashnor Sula emërohet inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm. Ky post më parë mbahej nga Shkëlqim Hajdari, i cili me një tjetër vendim të posaçëm të qeverisë emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dashnor Sula emërohet inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Afrim Qendro, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Një tjetër ish ministër finance në Këshillin Mbikqyrës të BSH, qeveria propozon Ervin Meten
Një tjetër ish ministër i financave pritet të shtohet në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Qeveria ka miratuar dy kandidaturat e saj të cilat do......
VKM, qeveria “rrit” pagat e Presidentit, Gjyqësorit, Gardës, Policisë, Burgjeve dhe Shëndetësisë (VENDIMET)
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka marrë disa vendime për ndërhyrjet në paga. Është vendosur indeksimi i Pagës së Presidentit të Republikës me 2,5%, duke......
Sa kushton të certifikohesh për në Europë? - Pilku: Standardet e prodhimit dhe të përpunimit, një nga sifdat e BE
Standardet e prodhimit dhe të përpunimit po bëhen gjithnjë e më vendimtare për bizneset bujqësore që synojnë tregun europian. Certifikimi i produkteve......
Qendrat e të dhënave në Shqipëri - Sfida për energjinë elektrike, nga rritja e kapaciteteve prodhuese te investimet në rrjet
Teksa një kompani izraelite synon të ndërtojë qendrën e parë të të dhënave në Shqipëri, vëmendja për këtë investim përqëndrohet edhe te energjia elektrike.......
Punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Tashmë qarkullimi kryhet normalisht
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë përfunduar punimet në segmentin Librazhd-Përrenjas, në fshatin Dragostunjë, ku tashmë qarkullimi kryhet......
Harta e kursimeve bankare në Shqipëri - Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti
Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet......
Qeveria miraton amnistinë penale - 447 persona lirohen menjëherë nga burgu. Ulet dënimi për 853 të dënuar
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për amnistinë penale, që parashikon lirim të menjëhershëm nga burgu për 447 persona dhe ulje......
Të huajt, kërcënim për punësimin vendas? Sipas SecuriMeter, 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar nga punonjësit nga jashtë
Vitet e fundit, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë një prani të shtuar të të huajve, kryesisht për arsye punësimi, por edhe për qëllime të tjera në......


