Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2025, 10:21

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf të specializuar në shërbim të qytetarëve!

Nga Edel Strazimiri

Çelja e sezoni veror/Rama: 36 qendra shëndetësore me staf

Kryeministri Edi Rama informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat shëndetësore verore që do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në shtatë ditë të javës.

Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.

Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80’765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat