Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare - ARRSH hap tenderin për rritjen e sigurisë rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e pikave të zeza (black spot) në rrjetin rrugor kombëtar 2024. Fondi limit i këtij projekti është 83 milionë e 261 mijë lekë.
Ky projekt do të parashikojë ndërhyjen si dhe realizimin e punimeve për rritjen e sigurisë rrugore në nyje apo pjesë të rrugës, të klasifikuara si “pika të zeza”. Sipas dokumentit, synohet shtimi i elementëve të sigurisë për të reduktuar aksidentet dhe për të rriutr sigurinë.
Bazuar nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policsë së Shtetit dhe databazës së aksidenteve janë identifikuar pikat më problematike që janë me rrezik të lartë aksidentesh, si në segmentin rrugor Qafë Kashar - Rinas në Rrugën e Aeroportit, që e bën këtë nyje në formë dopio “T”, mjaft të ngarkuar. Fluksi i madh i mjeteve në rrugën kryesore dhe pritja e gjatë e mjeteve në rrugën dytësore, i shtyn këto të fundit të bëjnë manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente.
Problematikat e kёsaj nyje nё formё “T” qё e karakterizojnё kёtё si pikё tё zezё (black spot) shfaqen nё: shpejtësinë e lartë në rrugën kryesore; parakalimet e gabuara në rrugën kryesore dhe nungesa e elementëve të sigurisë rrugore.
Problematika paraqiten edhe në segmentin rrugor Maminas – Lalëz, ku shpejtësia dhe mugesa e fushëpamjes bën që drejtuesit e mjeteve të ndërmarrin manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente. Ndërkohë, ndërhyrje të tjera parashikohen edhe në segmente të tjera rrugore, pasi janë identifikuar pika të zeza në segmentin Elbasan – Rrogozhinë; Fushë Krujë – Thumanë; Shkodër – Hani Hotit dhe në segmentin rrugor Kthesa Balldre – Mabë, ku lind nevoja e plotësimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është eleminimi i aksidenteve në rrugë, rikthim, përmirësimi dhe rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e saj, thuhet në dokument.
Sondazh

Konsumi global i qymyrit, në nivele rekord - Kina dhe India nxitin kërkesën, pavarësisht rënies së përdorimit në Evropë
Përdorimi global i qymyrit për të prodhuar energji elektrike u rrit në një nivel rekord prej 8.77 miliardë tonësh këtë vit. Sipas një raporti të Agjencisë......

10 kompanitë më të mira për të punuar në Europë në vitin 2024, sipas punonjësve!
Kur bëhet fjalë për punën profesionale, Europa njihet për një nga qasjet më të favorshme globalisht. Vendet europiane renditen vazhdimisht ndër më të mirat......

BE do të krijojë 7 fabrika të reja AI në të gjithë Europën. Cilat janë dhe çfarë do të bëjnë ato?!
Komisioni Europian miratoi një fond prej 1.5 miliardë euro këtë muaj për shtatë fabrika të reja ose të modernizuara të inteligjencës artificiale (AI) të......

Marrëveshja tregtare mes BE-së dhe Zvicrës prej 550 miliardë euro – Pse përballet me një referendum sfidues?!
Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, forca më e madhe politike në vend, tha të premten në mëngjes se kundërshtonte marrëveshjen. “SVP i......

Italia gjobit OpenAI me 15 mln euro - Autoriteti italian akuzon kompaninë për përdorim të paautorizuar të të dhënave
Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali ka gjobitur OpenAI me 15 milionë euro pasi ka përfunduar një hetim për mbledhjen e të dhënave personale në......

Mbyllet Tik-Tok në Shqipëri për një vit - Prezantohet plani i ri, Rama: Do rritet siguria në shkolla
Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë platformën tik-tok në Shqipëri minimalisht për 1 vit. Në takimi përmbyllës pas konsultimit publik me mësues e......

Do të bllokohet TikTok, Manastirliu: Plan i Ri Veprimi për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë!
Sot u prezantua Plani i Ri i Veprimit, një nismë e rëndësishme e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, në......

“Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin në 2027” - Gazi natyror, zgjerimi i automjeteve elektrike dobëson kërkesën
Konsumi i naftës në Kinë do të arrijë kulmin deri në vitin 2027, sipas gjigantit shtetëror të rafinimit Sinopec, ndërsa kërkesa po fillon të dobësohet në......