Shqipëria Postuar më 16 Tetor 2025, 11:03

Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare - ARRSH, financim 83 milionë lekë për rritjen e sigurisë rrugore

Nga Ernilda Luzi

Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e  “pikave të zeza” në rrjetin rrugor kombëtar. Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të realizohen punimet për rritjen e sigurisë rrugore në nyje apo pjesë të rrugës, të klasifikuara si “pika të zeza”.

Bazuar nё informacionin e marrё nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Policisё sё Shtetit, lidhur me prioritetin e “pikave te zeza” dhe njëkohësisht bazuar nё databazёn e aksidenteve me numrin mё tё lartё tё fataliteteve dhe plagosjeve tё rёnda ёshtё hartuar njё listё me pikat më problematike, black spots.

Segmentet tё cilat kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme pёr eliminimin e tyre janë: kryqëzimi i rrugës nacionale me rrugën që të lidh me fshatin Laknas me fshatin Bërxullë dhe gjithë zonën përreth. Qytetarët që zgjedhin këtë rrugë si intenerar më të shkurtër për të shkuar në Tiranë, e bën këtë nyje në formë kryqi, dopio “T” mjaft të ngarkuar. Fluksi i madh i mjeteve në rrugën kryesore dhe pritja e gjatë e mjeteve në rrugën dytësore i shtyn këto të fundit të bëjnë manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente me pasoja edhe të rënda.

Ndërhyrje oarashikohen edhe në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, nyja përparim. Në këtë nyje janë regjistruar 3 aksidente. Kjo nyje nuk është e ndriçuar dhe nuk është e pajisur me korsi kthimi majtas, korsi përshpejtimi apo ngadalësimi. Njëra nga rrugët dytësore që lidhen në këtë nyje është e paasfaltuar.

Më tej si “pika të zeza” listohen, segmenti rrugor Elbasan – Rrogozhinë; nyja Dajç – Gramsh, ku ka mungesë të elementёve tё sigurisё rrugore. Ndërkohë në segmentin rrugor kthesa Balldre- Mabë, nyja Gjadrit është ndërtuar edhe qendra e pritjes së emigrantëve, e cila e shton lëvizjen e mjeteve. Në këtë nyje janë regjistruar 5 aksidente. Gjithashtu, do të ndërhyhet në segmentin rrugor kthesa Balldre – Mabë, si dhe në segmentin rrugor Qerekë, Tapizë - F. Krujë.

Referuar dokumentit, do të bëhet e mundur elemimini përfundimtar i pikave të zeza, duke ndërhyrë në përmirësimin e sinjalistikës; në elementët e sigurisë rrugore dhe në ndriçimin e nyjes, në atë segment rrugor që është problematik. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është eleminimi i aksidenteve në rrugë, rikthim, përmirësimi dhe rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e saj.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 83 milion e 328 mijë lekë.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat