Çelet fondi i ri prej 49 milionë eurosh nga BE, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara

Paralelisht me hapjen e fazës përfundimtare të negociatave, Bashkimi Europian ka alokuar një tjetër mbështetje masive financiare për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga Brukseli është vendosur çelja e një fondi të ri prej 49 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e çuar ndihmën totale të përftuar deri tani në 212 milionë euro.
Kreu i qeverisë nënvizoi se kjo shifër është më e larta e përftuar nga të gjitha vendet e rajonit, gjë që dëshmon objektivitetin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.
"Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi," theksoi Rama.
Në mbyllje të mesazhit të tij, kryeministri u shpreh se ky sukses financiar dhe politik nuk ka ardhur përmes retorikës boshe, por përmes punës së pandërprerë institucionale, duke falënderuar edhe qytetarët që mbështesin këtë rrugëtim.
"Një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme. Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik," përfundoi Kryeministri Rama.
Rama zyrtarizon datën e negociatave: Më 26 maj vuloset faza finale me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian do të vulosë përmbylljen me......
Rama nga Tokio: Shqipëria ka fituar një respekt që dikur nuk imagjinohej/ Takime në Seul dhe Japoni për teknologjinë dhe AI
Përmes një komunikimi nga Tokio, në përmbyllje të një vizite zyrtare në Japoni dhe pas një ndalese në Korenë e Jugut, Kryeministri Edi Rama ka bërë një......
DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara “Best Young Driver” model për sigurinë rrugore
Në ditën e tretë të Automotive Fair Albania, u zhvillua gara midis drejtuesve të rinj të mjeteve. Në këtë garë morën pjesë mbi 20 të rinj nga mosha 18-26......
SHBA rrit fokusin në Ballkanin Perëndimor/ Siguria dhe energjia, në qendër të strategjisë. Shqipëria, partner kyç
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport të ri për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përmendet si një nga partnerët më......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta zbret në 195 lekë/l
Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 2 lekë/le këtë të shtunë, duke e çuar në nivelin e 195 lekë/l. Çmimi i ri hy në fuqi nga ora 13:20 dhe do të......
BE miraton paketën e tretë të asistencës ushtarake për Shqipërinë, 21 mln euro për Forcat e Armatosura
Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të mekanizmit “European Peace Facility”.......
“Buxheti familjar”, mes mbijetesës dhe kursimit/ Bajraktari: Kursimi duhet të nisë sapo merret paga
Çdo fillim muaji për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare nis me të njëjtin ritual, një llogari e shpejtë me mendje për të parë nëse paratë e fituara do......
Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin
Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës......


