Çelen subvencionet në bujqësi për 2025-ën - Cilat janë risitë në skemë? Ndryshojnë rregullat për naftën
Qeveria ka miratuar kriteret e reja të Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi për vitin 2025, ç’ka i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga ana e fermerëve. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, bëri me dije se skema ka disa risi këtë vit.
“Skema Kombëtare konsiston në masat e financimit për të gjithë fermerët dhe blegtorët me një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri. Mundëson që më shumë fermerë ti bashkohen skemës kombëtare. Në skemën e vitit të kaluar vendosëm një risi ku skema financon 100 % të kërkesës për fermerët e bashkuar.
Ndërsa bëri me dije detajet e Skemës, Ministrja theksoi se naftën falas në bujqësi do ta përfitojnë më shumë se 50 mijë fermerë, por do përforcohen kontrollet.
Për gjedhët 10 mijë lekë për kokë dhe 5 mijë lekë për viça jo më pak se 10 krerë. Për bagëtitë e imta 1 mijë lekë për krerë. Për bletarinë 1 mijë lekë për koshere. Kemi rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve, ku 50 për qind rimbursohet nga skema kombëtare e mbështetjes. Bimët mjekësore 30 mijë lekë/ha për sipërfaqe jo më pak se një ha. Skema e naftës, për fondin total qe vihet në dispozicion është 50 % dhe përfitojnë më shumë se 50 mijë fermerë, do jetë e njëjta skemë por do rrisim masën e kontrollit sipas një metodologjie të re rrisku që të përfitojë ai që duhet”.
Fondi fillestar që do tu shpërndahet fermerëve është i njëjtë me atë të vitit 2024, në rreth 3.2 miliardë lekë.
Sondazh

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat për dekarbonizimin e sektorit deri në vitin 2050
Dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050. Të dhënat janë pjesë e Strategjisë Afatgjatë të......

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh energjetik” - Berisha: Brenda një mandati do të dyfishohet prodhimi total
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Shqipëria do të përjetojë një bum të madh energjetik. Unë jam këtu për të garantuar......

Kina rrit shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% - Buxheti i mbrojtjes arrin në 245 miliardë dollarë për vitin 2025
Kina rriti shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% këtë vit, me të njëjtën normë rritjeje si në dy vitet e mëparshme, pasi Pekini kërkon të "ruajë fort" sigurinë......

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi në pikëzim si pasojë e përformancës së mirë të shëndetit fiskal
Shqipëria është renditur në vend të 50-të, nga 176 shtete në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2025, të publikuar nga “Heritage......

Tatimet: 32,7 miliardë lekë në buxhet për muajin shkurt
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet për muajin shkurt llogariten 32,7 miliardë lekë. Bazuar në......

Doganat, me një dritare unike - Lehtësohet tregtia me jashtë, gati sistemi “pa letër”
Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për krijimin dhe funksionimin e dritares së vetme për doganat, që synon të lehtësojnë tregtinë me jashtë, si dhe të......

“Më mirë tanke sesa makina” - Prodhimi i pajisjeve ushtarake mund të “ringjallë” ekonominë gjermane
Kompanitë gjermane të mbrojtjes që kërkojnë më shumë kapacitete ndërsa Evropa përgatitet të rrisë shpenzimet ushtarake, po shohin me vëmendje industrinë e......

Demonstrata të reja mbarëkombëtare dhe përleshje të dhunshme shpërthejnë në Greqi! Arsyeja, aksidenti fatal i vitit 2023!
Protestuesit në Athinë lëshuan bomba benzine dhe fishekzjarre në përleshjet me policinë të mërkurën mbrëma, pas një valë të re demonstratash mbarëkombëtare......