Çelen negociatat me BE për “Marrëdhëniet me jashtë” - Ministri Szijjártó: Shqipëria ka bërë punë të shkëlqyer
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm përsa i përket anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Këtë të martë, u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritqare në Bruksel ku fokusi ishte hapja e ngociatave për grupkapitullin e 6 “Marrëdhëniet me Jahtë”.
Teksa falenderon mbështetjen hungareze. Kryeministri Rama thekson se integrimi i Ballkanit Perëndimor do e bëntë BE më të fortë dhe se Shqipëria ka ende shumë punë përpara.
“Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nu ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tone”.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto, shprehet se Shqipëria ka bërë një punë të shkëlqyer.
“Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do të jenë në këto grup kapituj si për marrëdhëniet me jashtë, si për sigurinë. Ndaj po e hapim këtë grup kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, sepse Shqipëria është vend i NATO-s. është pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe kur flasim për grup kapitull besoj që ky grup kapitull është i rëndësishëm për tu hapur. Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm grup kapitujsh me Shqipërinë për të paraqitur dhe për të krahasuar shpejtësinë dhe për të dhënë shtytje për Ballkanin Perëndimor është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukses dhe t’ia arrij.”
Kujtojmë që më 15 tetor tëkëtij viti u çelën negociatat për 5 kapitujt, që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrollin Financiar.
Sondazh

Scholz humbet votën e besimit kundër qeverisë së tij, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme! Çfarë ndodh tani?
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur një votëbesimi në parlament, duke i hapur rrugën shpërbërjes së qeverisë së tij dhe zgjedhjeve të reja kombëtare.......

Grupkapitulli 6 i legjislacionit të BE, më i lehti për Shqipërinë? - Mahmutaj: Çdo klaster ka sfidat e veta, politika e jashtme nuk bën përjashtim
Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë, Shqipëria është sot një hap më afër Bashkimit Evropian. Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë,......

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim. Në janar-shtator niveli i humbjeve arriti 17.23%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10 - mujorin e këtij viti u regjistrua në 17.27%, apo 1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur......

Nëntori, muaj rekord për shitjet e makinave elektrike - Kina përbën 2/3 të totalit, ndërsa BE dhe Britania shënojnë rënie
Nëntori shënoi një tjetër muaj rekord për shitjet e makinave elektrike, me 1.8 milionë njësi të shitura globalisht, sipas raportit të agjencisë kërkimore Rho......

120 mln lekë për modernizimin e HEC Koman - Synohet digjitalizimi i sistemit të matjes dhe optimizimi i operimit dhe mirëmbajtjes
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shpallur hapjen e tenderit për sistemin e matjes, parashikimit dhe optimizimit të operimit dhe mirëmbajtjes të Hec......

Nga burimet e rinovueshme tek lëndët djegëse fosile në Europë: Si pozicionohet Shqipëria?!
Bashkimi Europian nuk po prodhon më energji elektrike në mënyrën që bënte dy dekada më parë. Prodhimi me energji bërthamore u tkurr në 23% të përzierjes......

Obligacionet e qeverisë franceze nën presion pas uljes së vlerësimit të Moody's!
Borxhi francez po shqetëson sërish investitorët, sipas rritjes së diferencës së normës së interesit midis obligacioneve 10-vjeçare të Francës dhe pikë......

Kryeministri Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve/Takimi me ish-punonjës të Policisë dhe Gardës: Do përmirësojmë kushtet e punës
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës foli për rritjen e pensioneve dhe......