Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik.
Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se përgjatë tre muajve Korrik-Shtator janë në total 4785 subjekte të çelura rishtazi.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 11,461 aplikime online, shifër që tregon interes dhe angazhim të lartë nga sipërmarrësit sa i takon çështjeve të biznesit. Aplikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh e siç janë aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime.
Qendra Kombëtare e Biznesit operon në tre regjistra, secili me kritere dhe procedura specifike. Regjistri Tregtar ka regjistruar 9659 aplikime; Regjistri i Pronarëve Përfitues 841 aplikime dhe Regjistri i Lejeve dhe Licencave 961 aplikime.
Regjistri i Leje/ Licencave dhe Autorizime ka regjistruar 149 licenca të lëshuara në muajin Shtator dhe 28 leje, në rritje në raport me muajin Gusht/
Të dhënat e QKB tregojnë një tendencë të vazhdueshme të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.
Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.
Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar, janë eliminuar një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta, si dhe pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.
Ndërkohë që pas lançimit të faqes së re zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë muajit Shtator u shtuan dhe funksionalitete të reja që e bëjnë ndërveprimin me qytetarët dhe bizneset më të shpejtë dhe më praktik.

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......

Von der Leyen: Mbi 100 mln euro investime në Serbi - Presidenti Vuçiç i kërkon BE-së përjashtim nga tarifat e çelikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të......

“Ulje e tarifave të thirrjeve celulare dhe investim në 5G” - Kostot e terminimit, sipas metodologjisë së BE. Kuvendi, 11 rekomandime për AKEP
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve......

Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren......

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në......

Franca pezullon reformën e pensioneve - Kryeministri Lecornu shtyn ligjin për të siguruar “mbijetesën” e qeverisë
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka propozuar pezullimin e planit të kontestuar për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, në një......

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë......

Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon të premten më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve......