Elektrifikimi i linjave hekurudhore - Gati rregullorja për standardet dhe kërkesat teknike për nënsistemin “energji”

Teksa disa linja hekurudhore elektrike pritet të vihen në funksion në vitet në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregulloren për këtë nënsistem të ri të sektorit. Dokumenti përcakton standardet dhe kërkesat teknike për furnizimin me energji elektrike të trenave, funksionimin e linjave ajrore të kontaktit, sistemit të matjes së energjisë, etj. Dokumenti është plotësisht i përafruar me standardet evropiane për nënsistemin energjetik hekurudhor dhe rregullat për matjen dhe menaxhimin e konsumit të energjisë.
Sa i takon linjave konkrete, projekti më i avancuar është hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas. Ndërtimi pritet të përfundojë këtë vit, por elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027. Për këtë qëllim, në shtator 2025 u hap tenderi për komponentin e elektrifikimit, ndërkohë që trenat duket se do të blihen me para’ nga buxheti i shtetit. Me financim të brendshëm është parashikuar edhe kthimi i stacionit të trenit në Tiranë.
Pas Tiranë – Durrës – Rinas, projekti më i afërt që pritet të vihet në funksion të mallrave dhe pasagjerëve është linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, për të cilin gjatë vitit 2025 u sigurua financimi. Mes projekteve më të avancuara hekurudhore renditet edhe linja Vorë–Hani i Hotit, që aktualisht është në fazë tenderimi, teksa për ndërtimin e së cilës është shfaqur një interes i lartë nga kompani ndërkombëtare. Vënia në operim e saj pritet në vitin 2030.
Linjat e elektrifikuara do të përafrohen me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.
111 mln euro për transportin dhe energjinë në Shqipëri - BERZH, financim rekord në 2025. Prezantohet Raporti i Tranzicionit, sfidë demografia
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një financim rekord prej 217 milionë eurosh për Shqipërinë gjatë vitit 2025, kryesisht për......
Pensionet dhe bonusi, 150 mln euro kalojnë në llogari - Akti normativ në Kuvend, Malaj: Mbështet shtresat në nevojë
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit......
Ndalim rrjeteve sociale fëmijëve nën 15 vjeç - Asambleja Kombëtare e Francës miraton ligjin
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me......
Buka, ku mbështetet Shqipëria? Analiza: Si ka ndryshuar gjeografia e furnizimit me drithëra të vendit
Importet e drithërave të Shqipërisë kanë kaluar një transformim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet ekonomike, por edhe......
“Dekriminalizoni plotësisht shpifjen dhe fyerjen” - Ndryshimet në Kodin Penal, Bino: Nuk përmbushen standardet e BE-së
Organizatat e shoqërisë civile dhe të lirisë së medias kanë kërkuar dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes. Pak para nisjes së seancës ku pritet......
Sa e përballueshme është blerja e një shtëpie? Shqipëria në vendin e 33-të globalisht, duke ruajtur një raport gati mesatar
Indeksi i pronave ofron disa të dhëna të rëndësishme lidhur me përballueshmërinë e blerjes së pasurive të paluajtshme. Një nga treguesit kryesorë në këtë......
Trump rrit tarifat tregtare për Korenë e Jugut - Nga 15, në 25%. Qeveria koreane nuk ka miratuar marrëveshjen dypalëshe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të rrisë tarifat për disa mallra nga Republika e Koresë nga 15, në 25 për qind, duke akuzuar qeverinë e këtij......
Doganat, krijohet “dritarja e vetme kombëtare” - Lehtësohet tregtia. Kosto 1.4 milionë USD/vit. Tarifa deri në 75 euro për bizneset
Dogana shqiptare do të funksionojë me një Dritare të Vetme Kombëtare. Projektligji i hedhur për konsultim publik, përcakton rregullat për krijimin dhe vënien......


