Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 13:58

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - Sigurimi i financimit, nga mbështetja e BE-së, te kredia e BERZH

Nga Ola Mitre

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - Sigurimi i

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas, po kalon disa hallka të reja për sigurimin e financimit të nevojshëm, që parashikohet në rreth 27 mln euro sipas deklaratve publike të autoriteteve.

Dy ditë më parë Komisioni Evropian njoftoi një mbështetje prej 171 milionë eurosh për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor dhe pjesë e kësaj pakete ishte edhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durres - Tiranë. Shifra konkrete që shkon për projekt, si pjesë e kësaj pakete nuk është bërë ende publike.

Ndërkaq, pjesë e paketës së finacimit për elektrifikimin është edhe një kredi deri në 11.62 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kreditore, në shtator të vitit të kaluar BERZH hapi dhe tenderin me 2 faza për punimet e elektrifikimit, teksa faza e parë përfshinte vetëm propozimin teknik, pa çmime, së bashku me çdo devijim të arsyetuar nga kërkesat, si dhe dokumentet e kualifikimit. Kjo fazë u përmbyll në muajin nëntor 2025, ndërkohë që pasi të vlerësohen ofertat teknike, ofertuesit e kualifikuar do të ftohen për të marrë pjesë në fazën e dytë, për të dorëzuar ofertën teknike të përditësuar, së bashku me ofertën financiare.  Aktualisht, faza e dytë nuk është çelur ende.

Ndërkaq, pjesë e financimit për elektrifikimin e Tiranë – Durrës - Rinas është edhe një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në vlerën prej 643,686 euro. Sipas autoriteteve, ndërtimi i linjës përfundon këtë vit, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat