Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Autoritet kontraktor është Hekurudha Shqiptare, ndërsa tenderi zhvillohet nga BERZH, si financuese e projektit.
Faza e parë përfshin vetëm propozimin teknik, pa çmime, së bashku me çdo devijim të arsyetuar nga kërkesat, si dhe dokumentet e kualifikimit. Pasi të vlerësohen ofertat teknike, ofertuesit e kualifikuar do të ftohen për të marrë pjesë në fazën e dytë, për të dorëzuar ofertën teknike të përditësuar, së bashku me ofertën financiare.
Hapja e kësaj procedure u paralajmërua pak javë më parë edhe nga kreu i Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho, i cili tha se “ndodheshin në prag të çeljes së kredisë nga BERZH-i dhe të grantit nga Komisioni Europian për ndërtimin e komponentit të fundit tw projektit, që është elektrifikimi”. “Themi ta aksesojmë këtë në 3-mujorin e fundit të këtij viti, t’i nënshkruajmë marrëveshjet, të bëjmë të gjithë hapat e mundshme, që tenderi për këtë procedurë të ecë në kohë për dorëzim e saj”, - tha ai.
Sipas të njëjtave deklarata, ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.
Aktualisht janë duke u ndërtuar godinat e stacioneve, ku do të ndalojë treni.

Seanca e parë e legjislaturës XI të Kuvendit - Ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve. Sërish tensione nga opozita
140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit i janë drejtuar këtë të premte Kuvendit,duke nisur kështu punimet për legjislaturën e XI. Në seancë morën......

Cilat janë vendimet e para të qeverisë “Rama 4”? - Nga mbrojtja e pronës, tek pensionet dhe bonusi i bebeve
Qeveria e re “Rama 4” pritet të çojë përpara reforma të rëndësishme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mirëqenien sociale. Por cilat janë vendimet......

Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo......

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë......

“Ringjallja” e energjisë bërthamore, në rrezik - Kërkesa e fortë mund të shkaktojë mungesë globale uraniumi
Rritja e ndjeshme e interesit për energjinë bërthamore mund të shkaktojë mungesë kritike të uraniumit, ndërsa kërkesa globale po rritet me shpejtësi dhe......