Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, pjesë e paketës 171 milion euro të BE për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë të re mbështetjeje financiare në vlerë prej 171 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, e fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e sektorit privat.
Sipas Komisionit Evropian, fondet do t’u jepen Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me synimin për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se investimet në rajon janë thelbësore për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ajo ka deklaruar se këto projekte synojnë të krijojnë mundësi konkrete për qytetarët, duke mbuluar fusha nga infrastruktura deri te zhvillimi i bizneseve.
Nga shuma totale, 91.8 milionë euro janë për projekte infrastrukturore, përfshirë implementimin e internetit me shpejtësi të lartë dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës–Tiranë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut, rindërtimin dhe modernizimin energjetik të shkollave në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si dhe projekte për furnizim me ujë në Bosnjë e Hercegovinë.
Pjesa tjetër e paketës, në vlerë prej 76.3 milionë euro, do të shkojë për mbështetjen e sektorit privat, me programe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe forcimin e partneriteteve publike-private në rajon.
Po ashtu, rreth 3 milionë euro janë caktuar për ndihmë teknike në Shqipëri dhe Bosnjë për nxitjen e investimeve në energji, ujë, inovacion dhe kërkim shkencor.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se projektet do të zbatohen në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe institucionet ndërkombëtare financiare.
Kosova dhe Serbia nuk janë të përfshira në këtë paketë financiare.
Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë përkthehet në përfitim real për qytetarët
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare......
Në një vit, në KPP u adresuan mbi 1 mijë ankesa - Për 2025, depozitohen 70.5 mln lekë tarifa financiare në buxhet
Muaji dhjetor u mbyll me 92 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat, sipas të dhënave të Buletinit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Duke llogaritur,......
A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? - Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim
Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, në vitin 2025, 59% e bizneseve vlerësojnë se komunikimi me administratën tatimore është përmirësuar, një tregues......
Të kthyerit nga emigrimi, më të rrezikuar nga papunësia - BERZH: Riintegrimi në tregun e punës mbetet sfidë. Sa prej tyre duan të largohen sërish?
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Shqipërisë ka jetuar jashtë vendit. Sipas Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim......
Elektrifikimi i linjave hekurudhore - Gati rregullorja për standardet dhe kërkesat teknike për nënsistemin “energji”
Teksa disa linja hekurudhore elektrike pritet të vihen në funksion në vitet në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregulloren për......
111 mln euro për transportin dhe energjinë në Shqipëri - BERZH, financim rekord në 2025. Prezantohet Raporti i Tranzicionit, sfidë demografia
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një financim rekord prej 217 milionë eurosh për Shqipërinë gjatë vitit 2025, kryesisht për......
Pensionet dhe bonusi, 150 mln euro kalojnë në llogari - Akti normativ në Kuvend, Malaj: Mbështet shtresat në nevojë
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit......
Ndalim rrjeteve sociale fëmijëve nën 15 vjeç - Asambleja Kombëtare e Francës miraton ligjin
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me......


