Elbasan-Qafë Thanë e Unaza e Tiranës, 36 mln euro shtesë - Ndryshimet në buxhet/ Qeveria rishpërndan më shumë se 500 milionë euro
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit, qeveria ka vendosur të rishpërndajë rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale, me synimin e realizimit sa më të plotë të shpenzimeve publike për vitin 2024, ndërsa parashikohet mbajtja e pandryshuar e të ardhurave buxhetore në nivel total.
Sa i takon specifikisht shpenzimeve kapitale, ato rishikohen në ulje me rreth 18.3 miliardë lekë në total, ku projektet me financim të brendshëm pakësohen me rreth 7.1 miliardë lekë kryesisht në projekte, të cilat kanë pasur ecuri të ngadaltë dhe kanë kryer me vonesë procedurat e prokurimit.
Ndërkohë që shpenzimet kapitale me financim të huaj kredi reduktohen me 8 miliardë lekë, në reflektim të ecurisë së ngadaltë të punimeve në disa projekte, kryesisht në sektorin e mbrojtjes, ndërsa projektet me financim të huaj në formën e granteve paraqesin një kursim prej rreth 3.2 miliardë lekësh si rrjedhojë e mosrealizimit kryesisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Bujqësisë.
Nga ana tjetër, parashikohet financimin shtesë (neto) për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në masën rreth 3.6 miliardë lekë, me qëllim përballimin e nevojave për projektet me financim të brendshëm, të cilat kanë pasur ecuri të mirë fizike gjatë vitit 2024, kryesisht projektet e Unazës së Madhe të Tiranës, lotet e rrugës Elbasan - Qafëthanë etj; financim shtesë në masën 240 mln lekë për Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me qëllim blerjen e godinës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel.
Fondi për bonusin e pensioneve në pranverë është akorduar në masën 6.3 miliardë lekë dhe 2.2 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen financiare të disa kategorive vulnerabël.
Ministria e Mbrojtjes do të ketë një shtesë të fondeve në masën 1.1 mld lekë me qëllim mbulimin e detyrimeve financiare ndaj NATO-s dhe misioneve ushtarake jashtë vendit.
Shtesë fondesh në masën 1.6 mld lekë janë akorduar për Ministrinë e Brendshme, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të Policisë së Shtetit për kompensimin ushqimor, orë jashtë orarit/dieta/karburant në kuadër të sezonit intensiv turistik.
Po ashtu është vendosur një shtesë të fondeve për AKSHI-n në masën 2.6 mld lekë, me qëllim shlyerjen e detyrimeve në kuadër të kontratave për mirëmbajtjen e sistemeve IT të qeverisë dhe pagesës së shërbimit nga Microsoft-i. ë Nw këtë akt normativ propozohet edhe rritja me rreth 1.6 mld lekë
e transfertës buxhetore të pushtetit vendor, me qëllim shlyerjen e detyrimeve tw prapambetura.
Sondazh

Kosova, pjesë e SEPA në 2025? - Vendi pritet të kursejë 55 milionë euro nga transfertat ndërkombëtare
Kosova pritet që vitin e ardhshëm të anëtarësohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Kosova dorëzoi paraaplikimin në SEPA më 14 tetor 2024, por një......

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për recesion në 2025
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk reflektoi asnjë përmirësim në tremujorin e tretë të vitit, me ritmin e rritjes tremujore të Prodhimit të Brendshëm......

Bo Bowling Tirana hap dyert në QTU-Një destinacion i ri i argëtimit familjar
Qendra tregtare QTU ka mirëpritur një qendër të re argëtimi të parën dhe të vetmen në Tiranë, BO Bowling. Për të kremtuar këtë moment të veçantë në QTU u......

Stuhia e borës sjell kaos në Ballkan - Probleme me trafikun, mbyllje shkollash dhe mijëra pa energji elektrike!
Një stuhi dëbore goditi Ballkanin të hënën, duke shkaktuar kaos trafiku, mbylljen e shkollave dhe duke lënë mijëra pa energji elektrike. Në Slloveni, moti i......

Çmimet e metaleve të baterive, në rënie të ndjeshme - Kërkesa e dobët në sektorin e automjeteve elektrike po pengon industrinë
Ky ka qenë një vit i vështirë në biznesin e metaleve të baterive. Çmimet e litiumit, nikelit dhe kobaltit ranë ndjeshëm në vitin 2023 dhe kanë vazhduar të......

Trump kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë - Presidenti i SHBA-së, i shqetësuar për tarifat e larta dhe ndikimin kinez
Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin e SHBA-së mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për tarifa të tepërta gjatë......

Kroacia bllokon mandarina të tjera shqiptare - Ministria e Bujqësisë: Kemi marrë masa për rastet e para
Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria të cilat janë......

“Taksat e energjisë po pengojnë Evropën” - Industritë paguajnë tarifa 2-3 herë më të larta se në SHBA
Qeveritë që kërkojnë mënyra për të ndihmuar industritë në vështirësi të Evropës duhet të godasin taksat e larta të energjisë së kontinentit, të cilat po......