Elbasan-Qafë Thanë, avancon faza e dytë - ARRSH: Përfundojnë 38% e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me intensitet puna në fazën e 2-të në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim ka arritur në masën 38%.
Deri tani puna ka përfunduar në ndërtimin e nënkalimit të hekurudhës në km 9+50. Ndërsa po punohet për ndërtimin e nënkalimit automobilistik, ndërtimin e veprave të artit, si tombinove rrethore dhe tombinove katrore, mure mbajtëse dhe pritëse.
“Paralelisht vazhdon puna edhe për mbrojtjen lumore, ku realizimi fizik i punimeve është kryer në 95% të veprës”.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme, pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.
Fazat:
Faza V 2,493,781,944 lekë
Faza VI 2,488,938,322 Lekë
Faza VII 2,472,508,964 Lekë
Faza VIII 2,499,999,994 Lekë
Kjo rrugë u shërben jo vetëm banorëve të zonës midis Elbasanit dhe Korçës, por edhe turistëve vendas dhe të huaj, të cilët frekuentojnë zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shtetasve të huaj dhe vendas të cilët lëvizin në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sondazh
Ndryshimet klimatike rrisin mundësinë e zjarreve - Raporti: Ngrohja globale dhe kushtet ekstreme të motit shtojnë rrezikun
Kalifornia Jugore po përjeton zjarret më shkatërruese të dimrit në më shumë se katër dekada. Shkencëtarët kanë llogaritur se ngrohja globale ka kontribuuar......
Projektligji për pensionet arrin në Senat, mban nr S.1340 - Ambasada Italiane: Mirëpresim hapin tjetër e rëndësishëm
Pas miratimit nga Dhoma e Deputetëve e projektligjit për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë, SCAN tv mëson se Projektligji C.1916......
Miratohet rritja me 20% e pensioneve - Prej këtij muaji nis përfitimi në Kosovë për kategoritë e luftës
Duke nisur nga ky muaj, të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, përfitojnë rritje pensioni me 20%. Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë......
Probleme me procedurat tenderuese - APP i tërheq vëmendjen institucioneve: Kujdes me kriteret dhe fondin limit
Agjencia e Prokurimit Publik ka tëhequr vëmendjen e institucioneve për zbatmin e parashikimeve ligjore në procedurat tenderuese. Ky dikaster ka përfunduar......
Vota e Diasporës, nis regjistrimi - Emigrantët duhet të çelin llogari në Platformën PER
Nis procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri më datën 4 mars. Shtetasit shqiptarë......
Kriptovalutat, ku renditet Shqipëria? E 109-ta në botë, ndër 151 shtete, e parafundit në rajon
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2024, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por ku renditet......
Edhe Kosova me sistem pagesash të shpejta-BQK: Transfertat do të kryhen në pak sekonda. Zbatimi pritet të nisë brenda 2 vitesh
Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova është ndër vendet që pritet të zbatojë së shpejti sistemin e pagesave të shpejta. Në ambientet e Bankës së Italisë është......
Si mund të financohet riarmatimi europian?!
Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......