Ekspozita “Here and Now” në Galerinë GOCAT/ Takim me të tashmen përmes veprave të Verim Zendelit
Galeria GOCAT ka hapur dyert për ekspozitën më të re të artistit nga Maqedonia e Veriut, Verim Zendeli. Titulluar “Here and Now”, kjo ekspozitë sjell një përvojë të veçantë artistike, ku arti takon hapësirën dhe publikun në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ekspozita “Here and Now” shfrytëzon hapësirën e galerisë dhe veprat monumentale për të krijuar një përvojë ndërvepruese mbi realitetet bashkëkohore.
"Që nga fillimi i punëve edhe deri tek aranzhimi ose pjesa kuratoriale është bërë në bashkëpunim me Galerinë, bazuar në përmasat dhe dimensionet kam krijuar këtë koncept dhe këto instalacione. Këtë radhë e sfidoj edhe veten, duke përdorur skulpturën, instalacionin, por me një teknikë tjetër, një kombinim mes instalacionit, skulpturës dhe pikturës", u shpreh artisti Verim Zendeli.
Veçantia e saj qëndron në mënyrën se si artisti tejkalon format tradicionale, duke kombinuar pikturën, skulpturën dhe instalacionin në një përvojë shumëdimensionale.
"Veçanësia e kësaj ekspozite qëndron në atë që artisti e tejkalon tradicionalen. Pra, krahas pikturave tradicionale ai eksperimenton dhe e shfaq atë aspektin shumëdimensional të krijimtarisë së tij", tha kuratorja Jelldes Asani.
Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe Samir Mane, themelues i Fondacionit Mane, i cili ka mbështetur zhvillimin e Galerisë GOCAT si një hapësirë të rëndësishme kulturore.
Ekspozita “Here and Now” është e hapur për publikun me hyrje falas, nga e marta deri të dielën, 10:00 – 18:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor 2025. Një mundësi e veçantë për të përjetuar artin bashkëkohor në Tiranë.
YouTube, lider i industrisë mediatike në SHBA/ Platforma do të përdorë inteligjencën artificiale për të dominuar ekranet
Në ditëlindjen e tij të 20-të, YouTube është krejtësisht ndryshe nga platforma e thjeshtë e videove për përdorues amatorë që postonin klipet e tyre me buxhet......
Taksat e ulëta apo shërbimet publike/ Cilat preferohen më shumë nga qytetarët evropianë?
Do të paguanit më shumë taksa për shërbime publike më të mira apo do të pranonit shërbime më të dobëta në këmbim të kontributeve më të ulëta? Qytetarët......
Bypass-i i Sarandës, shpallet fituesi, 1.77 mld lekë për fazën I të ndërtimit, lehtëson trafikun në sezonin turistik
Me një ofertë prej rreth 1.77 mld lekë, kompania “Gjoka Konstruksion” është shpallur fituese për ndërtimin e bypass-it të Sarandës. Në garë morën pjesë edhe......
SHBA, Rezerva Federale ul normën e interesit/ Vendimi i Fed synon të frenojë dobësimin e tregut të punës
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normat e interesit me 0.25 pikë përqindje dhe sinjalizoi se do të vazhdojë t’i ulë ato gradualisht në pjesën e......
SHBA, mbi 200 mld USD investime në Britani/ Takimi Trump-Starmer, fokusi te çështjet globale politike
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer për bisedime që synojnë më shumë çështjet globale politike, si dhe......
Programi 2025-2029: Falen detyrimet më të vjetra se 10 vjet, Paqja Fiskale sjell 30 mld lekë të ardhura në vit
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të......
3 marina turistike dhe aeroport në Gjirokastër/ Programi 2025-2029 për infrastrukturën portuale dhe aeroportuale
Ndërtimi i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, 3 marina turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit, si dhe operimi i aeroporteve të Vlorës dhe......
Rritje e auto-faturimit të fermerëve në 19 mln euro, Tatimet: 57% më shumë fermerë aktivë në sistem
Administrata Tatimore ka raportuar një rritje të dukshme në procesin e auto-faturimit të fermerëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.......





