Eksportet shqiptare dhe inovacioni në agropërpunim: “Alegria” histori suksesi në Made in Albania

Shumë prej produkteve shqiptare “Made in Albania” janë dhjetëfishuar vitet e fundit, falë zhvillimit të kompanive vendase që janë shndërruar në krenari kombëtare, si rezultat i përkushtimit familjar, por edhe skemave mbështetëse të qeverisë për sipërmarrjen, bujqësinë dhe agropërpunimin.
Ky kombinim i iniciativës private me politikat mbështetëse ka prodhuar histori konkrete suksesi në ekonominë shqiptare, një prej të cilave është edhe kompania e prodhimit të frutave të thata “Alegria”, në Gjirokastër.
Kryeministri Rama i cili vizitoi sot Gjirokastrën ishte në kompaninë “Alegria”, ku u njoh nga afër me investimet më të fundit, teknologjinë e re dhe produktet tradicionale të agropërpunuara që tashmë eksportohen në tregje ndërkombëtare si SHBA, Kanada, Angli dhe Belgjikë.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, cila shoqëronte Kryeministrin në këtë vizitë vlerësoi transformimin e kompanisë si një histori frymëzuese suksesi:
“Kjo kompani quhet “Alegria” dhe kjo që shikoni këtu është në fakt ndërtimi më i ri. E ka nisur me një gjë fare të vogël dhe sot ka pushtuar tregun me produkte tradicionale që i agropërpunojnë dhe me frutat e thata të cilët me teknologjitë e reja që kanë futur kanë bërë edhe gjithë pajisjet e hotelerisë shqiptare me paketimet e vogla që sot janë shumë të kërkuara. Turizmi nga një anë i krijoi djemve një mundësi të re për investim dhe për të zgjeruar ofertën e tyre kështu që bën edhe blerje të reja teknologjike dhe inovacion Edhe më vjen shumë mirë që vetëm një vit më parë kjo nuk ishte kur ishim bashkë këtu por ju e dini më mirë historinë.” - shpjegoi Kumbaro.
Nga ana e tij, pronari i kompanisë theksoi se rritja e shpejtë e viteve të fundit nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen institucionale dhe investimet strategjike:
“ Falë suportit tuaj realisht që na u bë të mundur për ta ngritur sepse normalisht hapat që po hedhim këto tre vitet e fundit për neve si kompani ishin shumë të mëdha dhe kishim nevojë për zgjerim. Ne i prumë brenda tre viteve të fundit dy risi. Një format paketimi unik dhe që nuk është në tregun rajonal që quhet “canpet” që frutat e thata ne i paketojmë në vazo plastike me easy open dhe jemi të vetmit rajon në të gjithë Ballkanin, nuk ekziston ky lloj formati paketimi Dhe së fundi, vitin që kaloi ne kemi bërë një investim në një linjë prodhimi të kokoshkave të karamelizuara që prapë është për tregun shqiptar, askush nuk e ka. Kemi filluar dhe prodhimin e saj prej gjashtë muajsh dhe pritshmëritë nga tregu janë shumë të mira por baza gjithmonë është këtu, tek produktet tradicionale. Prodhojmë jufkën, prodhojmë petkën, prodhojmë rroshnicat, prodhojmë trahana. Ajo atje është linja full automatike e prodhimit të kokoshkave, që prodhojmë ndërsa këtu jemi me linjë gjysmë automatike të paketimit të në kanpet. Kjo është lajthi e vendit, është e Gjirokastres, e fshatrave përballë. Kjo është e fermerëve tanë.” - shpjegoi drejtuesi i kompanisë lidhur me disa produkte.
Kompania numëron mbi 4,000 klientë në të gjithë vendin dhe është e pranishme gjerësisht në sektorin e hotelerisë, ndërsa produktet e saj – përfshirë lajthinë vendase dhe bukëfiqen tradicionale – po fitojnë gjithnjë e më shumë terren edhe në tregjet ndërkombëtare.
Suksesi i “Alegria” është një dëshmi e qartë se si tradita, inovacioni dhe mbështetja e duhur mund të ndërthuren për të krijuar produkte konkurruese në tregun global, duke e kthyer “Made in Albania” në një markë gjithnjë e më të kërkuar dhe të besueshme.
Kongresi Botëror i Ligjit, Shqipëria, kontribuese aktive në dialogun global për sundimin e ligjit
“Sundimi i ligjit nuk jepet, ai ndërtohet.” – është ky një nga mesazhet që do të vijë si një zë i përbashkët ndërkombëtar, për drejtësinë, nga Tirana, e cila......
Bizneset “heqin dorë” nga overdraft-et, rrisin investimet/ Kredia e re për korporata jofinanciare private rritet me 7.2% në tre muajt e parë
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga zgjerimi i financimit në disa prej segmenteve kryesore të......
Trashëgimia kulturore, në fokus - Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF
Trashëgimia kulturore jomateriale po kthehet në një prioritet strategjik për Shqipërinë. Ndërsa është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe......
Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat dhe zyrat e karrierës, ura mes studentëve dhe bizneseve
Lidhja e universiteteve me tregun e punës është pjesë e planit të masave për arsimin e lartë 2030. Ekspertët e shohin këtë nismë si një hap para dhe që do ti......
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare - Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Në tregun e brendshëm financiar, qeveria shqiptare ka zhvilluar më 4 maj ankandin për obligacionet 20-vjeçare, një instrument afatgjatë që synon të tërheqë......
Kooperativat e energjisë drejt ngritjes - Ligji i ri i hap rrugë krijimit të komuniteteve energjetike të qytetarëve
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, i nxjerrë për konsultim publik, synon të krijojë bazën ligjore për ngritjen e komuniteteve energjetike të......
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga......
Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit
Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti......


