Eksportet bujqësore, rritje dyshifrore në nëntor - Produktet “Made in Albania”, konkurruese në tregjet e huaja

Prodhimet “Made in Albania” po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se eksportet bujqësore gjatë muajit nëntor 2024 arritën një sasi prej 44.595 ton, ndërsa vlera e tyre përllogaritet në 5,39 miliardë lekë.
Këto shifra tregojnë një rritje të ndjeshme prej 44.5% në sasi dhe 17.8% në vlerë krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Sipas ministres Denaj, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare.
Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.
Nga ana tjetër, në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.
Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.
Kroacia do të ndërtojë impiant gjeotermik - Termocentrali pritet të nisë operimin në vitin 2028
Kompania turke Soyak planifikon të ndërtojë një termocentral gjeotermik 80 MW në Kroaci. Ky impiant do të jetë më i madhi në vend. Kroacia ka vetëm një......
Shqiptarët konsumuan 600 mijë ton karburant në 11 muaj - Si kanë performuar mallrat e akcizës gjatë kësaj periudhe?
Qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 600 mijë ton karburant në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë......
Japonia miraton buxhetin rekord prej 730 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal!
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një buxhet rekord prej 730 miliardë dollarësh për vitin fiskal që fillon në prill, ndërsa e kufizoi emetimin e bonove......
Ministria e Bujqësisë: Derrat e butë në Lezhë me murtajë afrikane, s’ka rrezik për njerëzit
Ministria e Bujqësisë pas konstatimit në fshatrat e Lezhës, të rasteve të derrave të prekur nga murtaja afrikane ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe......
Zakonet dhe marrëdhënia juaj me paratë nisin që në fëmijëri. Ja se si t'i rregulloni ato!
Marrëdhënia juaj me paratë mund të duket e rastësishme, por sipas ekspertëve ajo ofron të dhëna për fëmijërinë tuaj dhe të kuptuarit e kësaj mund të ndihmojë......
Nxehtësia ekstreme në 2024 - Ndryshimet klimatike shtuan 41 ditë të nxehta këtë vit
Bota përjetoi mesatarisht 41 ditë më shumë me nxehtësi të rrezikshme në vitin 2024, për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu, ka zbuluar një analizë e......
Çmimet e pronave në Evropë - Danimarka, vendi më i përballueshëm për të blerë një shtëpi
Një raport i fundit peshon çmimet e pronave në Evropë dhe sa muaj pagash mesatare kushtojnë ato, duke nxjerrë në pah diferencat midis shteteve. Njerëzit që......
Platforma Elektronike e Regjistrimit për zgjedhësit jashtë vendit - KQZ e teston, Celibashi: Kemi ndërtuar sistem që siguron identitetin e votuesit
PER është Platforma Elektronike e Regjistrimit, e cila do të ketë funksionin që zgjedhësit të votojnë nga jashtë Shqipërisë. Kjo platformë, u prezantua dhe......


