Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 15:08

Eksportet bujqësore e nisin vitin me “këmbë të mbarë” - Tregjet e huaja kërkojnë më shumë prodhime shqiptare

Nga Hamit Yzeiraj

Eksportet bujqësore e nisin vitin me “këmbë të

Vazhdon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja. Sipas një njoftimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet gjatë janarit 2025 shënuan një rritje prej 34% në vlerë dhe 14.5% në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në publikimin e fundit mbi tregtinë e jashtme, të dhënat nga Instituti i Statistikave në lidhje me grupet e zarzavateve dhe frutave të ngrënshme, tregojnë se përgjatë muajit të kaluar peshën kryesore të rritjes e mbajtën zarzavatet ose perimet, me rreth 6 mijë ton më shumë të eksportuara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e frutave shënuan një rënie të ndjeshme, duke kaluar nga 7.1 mijë ton të shitura në tregjet e huaja në janar të vitit të kaluar, në vetëm 2.9 mijë ton gjatë muajit të shkuar. 

Për sa i përket vlerës së eksporteve për produktet bujqësore, në janar 2024 ato kapën shifrën e 680 milionë lekëve, ndërsa në janar 2025 arritën në 900 milionë lekëve. Edhe këtu, vlera e eksporteve të frutave është përgjysmuar.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, rritja e ndjeshme e eksporteve të zarzavateve e mbajti bilancin total në nivel pozitiv, duke arritur në 12.8 mijë ton për muajin e parë të këtij viti.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, raporti i deritanishëm tregon se eksportet bujqësore janë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e 1 miliard dollarëve brenda kësaj dekade.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat