Shqipëria Postuar më 21 Maj 2025, 09:52

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!

Nga Edel Strazimiri

Eksportet bujqësore/ Denaj: Janë 4-fishuar brenda një dekade!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve. Ajo theksoi se synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliardë eurove në eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet,” u shpreh Denaj, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar me politika mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës.

Denaj e lidhi këtë progres me vizionin për një Shqipëri që prodhon, eksporton dhe afrohet çdo ditë e më shumë me Bashkimin Europian, duke e pozicionuar bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat