Shqipëria Postuar më 24 Janar 2025, 10:50

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja

Nga Ernilda Luzi

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare

Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024,  tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se, eksportet bujqësore në vitin 2024 kanë shënuar një rritje prej 21% në sasi, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare.

Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi.

Ndërkohë, në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.

Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat