EKSKLUZIVE/ Shqipëria, projekt financimi me Pentagonin!-Flet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Shqipëria është në bisedime me Pentagonin për t’u përfshirë në një program financimi që do të mundësojë realizimin e investimeve të nevojshme për rritjen e fuqisë së zjarrit, sistemeve të mbrojtjes kundërajrore etj. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në emisionin DATAROOM në SCAN me gazetarin Kreshnik Kuçaj. Në këtë mënyrë, Shqipëria mund të ndjekë modelin e ndjekur fillimisht nga Polonia e së fundmi edhe nga Rumania.
“Mbrojtja kundërajrore është një hap domethënës që duhet ndërmarrë, i kushtueshëm. Ndaj dhe risia e buxhetit që do miratojmë parashikon dhe mundësinë që ne të mund të marrim edhe financim të huaj.
Ka disa instrumente së fundmi që janë tepër interesantë, kryesisht nga partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi në bisedime me Pentagonin dhe me strukturat e bashkëpunimit ushtarak, në mënyrë që të mund të përfitojmë dhe ne nga mundësia e kredive të buta që jepen nga Shtetet e Bashkuara për rritjen e kapacitevete të forcave tona.
Flasim për fuqi zjarri, sisteme, për investime të mirëfillta. Janë instrumente interesantë nga pikëpamja e lehtësisë financiare, garancisë që ofrohet. Janë kredi të buta, praktikisht.
Disa vende aleate i kanë ndërmarrë këto iniciativa dhe kanë ecur me ritme të kënaqshme përsa i përket investimeve. Polonia ka qenë pioner e kësaj mundësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, edhe Rumania së fundmi. Dhe besoj se edhe Shqipëria do të duhet të kalojë nga kjo faze”, deklaroi Vengu.
Për herë të parë, gjatë viti 2024 Shqipëria plotësoi udhëzimin e vendosur në vitin 2014 nga NATO që vendet anëtare të arrijnë nivelin 2 % të GDP-së si investime për mbrojtjen. Edhe në vitin 2025, në buxhetin që po diskutohet në Kuvend, parashikohet që kjo shifër të rritet më tej. Në listën e investimeve janë sisteme të mbrojtjes kundërajrore, transpondera ushtarakë, sisteme komunikimi tokë-ajër, pajime ushtarake, anije luftarake, avionë për emergjencat civile etj.
Sondazh

Faktet më të çuditshme mbi Elon Musk që mund të mos i dini!
Amerika ka folur dhe sezoni 2 i Presidencës së Donald Trump është në rrugë e sipër. Kabineti i tij po merr formë, me Trump duke njoftuar se Elon Musk dhe......

Si mund të humbiste ekonomia më e madhe e Europës nën planet e Trump?
Ekonomia gjermane, edhe pse ende më e madhja në Europë, mund të prishet nga axhenda e politikës së Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke......

Gjerdani i rrallë diamanti 300 karatësh shitet për 4.5 milionë euro në një ankand në Gjenevë!
Një gjerdan jashtëzakonisht i rrallë diamanti i shekullit të 18-të, ndoshta i lidhur me një skandal që luajti një rol në rënien e mbretëreshës së Francës të......

Stacionet e karburantëve Shell futet në tregun shqiptar - Nënshkruhet marrëveshja, më shumë produkte dhe shërbime për qytetarët
U nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Coral, e licensuar nga marka Shell, për të hapur stacionet e para në Shqipëri. Sipas marrëveshjes,......

Pse Kanadaja mund të bëhet 'superfuqi' e energjisë bërthamore? - Rezervat e uraniumit dhe rritja e kërkesës, faktorët kryesorë të dominimit
Kanadaja ka potencialin të bëhet një lider global në energjinë bërthamore falë rezervave të pasura të uraniumit dhe kërkesës në rritje për këtë burim......

Fermerët kundërshtojnë perspektivën e marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur!
Fermerët europianë dolën në rrugët e Brukselit të mërkurën për të demonstruar kundër një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe......

FMN: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit, zgjedhja e duhur - Shefja e Misionit në takim me Guvernatorin Sejko, vlerëson politikën monetare të BSH
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar zgjedhjen e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Së fundmi, Guvernatori i......

Llogaritja e kredisë me laps e me letër - Tola: Me normën e re të interesit do kursejmë 300 mijë lekë në 20 vite
Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri banka qendrore e vendit, totali që do kursejmë......