“Ekonomia shqiptare, tepër e euroizuar” - FMN: Sektori bankar është transformuar. Rreziqet mbeten nga letrat me vlerë
Gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se nga 25% që ishte niveli i kredive me probleme në sektorin bankar në 2014, ku kishim një performancë të dobët makroekonomike, detyrime të mëdha të prapambetura të qeverisë dhe të tjera, kreditë e këqija përbënin më pak se 5% të totalit të kredive në tremujorin e parë 2024, falë reformës financiare dhe një makroekonomie të fortë.
Për sa i përket pronësisë së bankave, shkalla e pronësisë së huaj ka rënë ndjeshëm, ku pjesa e aktiveve në pronësi të bankave të huaja ka rënë nga 90% në vitin 2013 në 65% në tremujorin e parë të 2024, duke reduktuar cenueshmërinë e sistemit ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga goditjet e jashtme. Mbikëqyrja bankare gjithashtu është forcuar vazhdimisht.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, sektori ka përballuar mirë një sërë goditjesh të fundit. Pavarësisht se sistemi bankar është përballur me goditje të shumta të brendshme dhe të jashtme në vitet e fundit (si tërmeti i vitit 2019, pandemia, lufta Rusi-Ukrainë), ai ka mbetur elastik. Fitimi i sektorit bankar ka qenë i qëndrueshëm me një kthim mesatar të aktiveve prej rreth 1% midis 2019 dhe 2022, i cili u rrit në një mesatare prej 1.7% në 2023 dhe 2024, si rezultat i të ardhurave më të larta nga interesat, të cilat kanë ardhur si pasojë e normave të larta të interesit të kredive.
Megjithatë, sistemi bankar mbetet i cenueshëm nga disa rreziqe. Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e para në Evropë për sa i përket zotërimeve të letrave me vlerë nga bankat, duke paraqitur rreziqe që rrjedhin nga marrëdhënia financiare ndërmjet qeverisë dhe sektorit të brendshëm bankar të vendit.
Tregjet e obligacioneve të qeverisë në monedhën vendase dhe tregjet e parasë mbeten jolikuide, gjë që mund të komplikojë aftësinë e bankave për të gjeneruar likuiditet gjatë episodeve të stresit. Ekonomia mbetet shumë e euroizuar dhe ndërkohë që huadhënia e pambrojtur në valutë ka rënë si pjesë e totalit të kredive në valutë, dy të tretat e huave të pambrojtura nga kursi i këmbimit janë përqendruar në sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka parë rritje të shpejtë të kredisë në 2024 dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve.
Sondazh

Kinë, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Por, tarifat e Trump rrezikojnë të ngadalësojnë rimëkëmbjen
Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë i tejkaloi pritshmëritë, e mbështetur nga konsumi dhe prodhimi industrial i fortë. Megjithatë, analistët kanë......

Rama e Denaj, takim me fermerët e Cërrikut - “Paketa e Maleve, si koncept edhe në tokat e punuara”
Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, zhvilluan një takim me fermerë në zonën e Cërrikut. Sipas Denajt, në këtë zonë mbështetja ka......

Trump nis hetim për mineralet kritike - Vendimi mund të sjellë tarifa shtesë mbi importet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të filluar një hetim mbi mineralet kritike, që potencialisht do të......

Autostrada Elbasan-Lekaj, 20 km e para gati pas 1 viti - Rama: Programi i infrastrukturës, edhe në kuadër të fondit të investimeve të BP
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e autostradës Elbasan – Lekaj,......

Partitë “përballin” programet ekonomike - PD: Qëndrueshmëri fiskale. “Mundësia”: Ulje shpenzimesh
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me revistën Monitor, organizoi një konferencë për të diskutuar programet ekonomike të forcave politike......

“Rritja e çmimit të energjisë dëmton qytetarët” - Gërxhaliu: Bizneset do t’i transmetojnë kostot te produktet dhe shërbimet
Vendimi Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16.1% për të gjitha kategoritë, duke filluar nga 1 maji......

Qytetet më të shtrenjta në botë - Monako kryeson listën e 10 vendeve më luksoze
Çdo vit, Henley & Partners, i njohur edhe si autoriteti përfundimtar për pasuritë e patundshme luksoze, nxjerr listën e saj të artë të qyteteve më të......

“Do të formalizojmë industrinë e turizmit” - Berisha: Shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve jashtë sezoneve
Gjatë një bashkëbisedimi me shoqatat e turizmit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se ky sektor ka një problem shumë madhor, që është......