“Ekonomia shqiptare në rrugën e duhur”-Rekomandimet e FMN-së për të ardhmen
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024. Ndërkohë theksohet se autoritetet të tejkalojnë realizimin e objektivit të buxhetit për vitin 2024 dhe synojnë një qëndrim fiskal më të lehtësuar në vitin 2025. Me të ardhurat në rrugën e duhur falë konjukturës së favorshme dhe vonesat në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, suficiti primar për vitin 2024 pritet të jetë rreth 0,5 për qind e PBB-së, lehtësisht më i lartë sesa objektivi buxhetor prej 0,3 për qind e PBB-së.
Por çfarë nevojitet aktualisht për një rritje të qëndrueshme të të ardhurave?
Sipas FMN ajo që nevojitet është realizimi i një strategjithe të besueshme afatmesme ndërsa realizimi i rritjes së të ardhurave të parashikuara do të kërkojë zbatim me vendosmëri të masave administrative dhe reformave të mëtejshme në politikën tatimore.
Gjithashtu, rritja e presioneve afatgjata mbi shpenzimet do të kërkojë reforma edhe më ambicioze. Por duke cituar raportin, stafi i FMN-së vlerëson një rritje të shpenzimeve publike prej rreth 10 pikë përqindje të PBB-së gjatë 25 viteve të ardhshme, shkaktuar kryesisht nga pensionet, kujdesi shëndetësor dhe përshtatja klimatike.
Nga ana tjetër, rregjimi i lirë i kursit të këmbimit i ka shërbyer Shqipërisë dhe duhet të mbetet amortizatori kryesor i goditjeve. Analiza e FMN-së sugjeron se vlerësimi i qëndrueshëm i lekut është nxitur përgjithësisht nga faktorë thelemorë si turizimi dhe produktiviteti.
Por rreziqet e këtij parashikimi lidhen me dobësimin e kërkesës për turizmin, pas goditjeve globale, ku si rezultat mund të sjellë zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë.
Gjithashtu në raport theksohet se ruajtja e ritmit të reformave në qeverisje është kyç për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi. Përfundimi i afërt i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe përparimi domethënës në reformat e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, janë piketa të rëndësishme. Reformat duhet të ecin më tej, përfshi uljen e ngarkesës së çështjeve të prapambetura, krijimin e një sistemi elektronik të integruar të menaxhimit të çështjeve dhe plotësimin e pozicioneve të lira kyçe në mënyrë transparente dhe bazuar në meritë.
Sondazh

Pagë e trembëdhjetë apo një rritje e rrogave? Zef Preçi: Nuk ka ndikim të madh në ekonominë e vendit
Paga e 13-të ose shpërblimi i fundvitit, shumë sipërmarrje në disa shtete të botës e aplikojnë ku qëllimi kryesor është shpërblimi i punonjësve për punën e......

Bitcoin në rënie? Analistët besojnë se tendenca në rritje e Bitcoin nuk ka mbaruar!
Çmimi i Bitcoin ka rënë ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, duke rënë 3.6% në pak më shumë se 94,000 dollarë (89,000 €) në orën 5:30 të mëngjesit CET.......

DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%!
Nëntori, muaji i festave dhe krenarisë kombëtare, po përmbyllet me një dhuratë speciale nga DigitAlb. “Black Week” është java e fundit e uljeve, dhe këtë......

Përshkallëzohen marrëdhëniet tregtare BE-Kinë - Produkti i radhës në qendër të tarifave janë pijet alkoolike!
Komisioni i BE-së tha se kishte sjellë zyrtarisht masat e përkohshme anti-dumping të vendosura nga Kina për importet e konjakut të BE-së në Organizatën......

“Politikat mbrojtëse kërcënojnë tregtinë globale” - Raporti i BERZH: Politika industriale është kthyer në hakmarrje
Një rigjallërim global i politikave industriale që synojnë të nxisin, ose mbrojnë interesat e brendshme kërcënon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mund të......

Filtra, apo ndalim i Tik Tok dhe Snapchat? - Nis konsultimi publik mes Këshillit të Prindërve dhe Qeverisë
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan një diskutim publik në shkollën “Sami Frashëri”, me një......

Bizneset prodhuese drejt inovacionit dhe digjitalizimit - Projekti, ulen kostot e prodhimit, rritet konkurrenca
Bizneset vendase prodhuese dhe eksportuese do të mbështeten për tu orientuar drejt praktikave dhe investimeve inovative, në mënyrë që të rrisin......

Kompanitë e sigurimit, 20 mld lekë në 10 muaj - AMF: Bie me 11% numri i kontratave të lidhura për sigurimin kufitar
Në një hark kohor prej 10 muajsh, kompanitë e sigurimit kanë fituar 7.5% më shumë të ardhura nga primet e shkruara bruto në krahasim me periudhën janar -......