Ekonomia shqiptare, “në ditët më të mira” - Themeli: Inflacioni i ulët ndihmoi familjet që të kursejnë nga të ardhurat e tyre
Mbajtja në nivele të ulëta dhe nën kontroll e inflacionit, por edhe trendi rënës i borxhit publik dhe të huaj, janë disa nga elementët që tregojnë se ekonomia e vendit tonë vazhdon të rritet me ritme pozitive.
Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, është shprehur se ekonomia shqiptare ka vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit, ku kjo rritje është përkthyer në zgjerimin e të ardhurave të familjeve, apo në përmirësimin e situatës financiare të bizneseve.
“Rritja ekonomike është shoqëruar me zgjerim të punësimit, rritje të pagave dhe përmirësim të shëndetit të bilanceve financiare të biznesit shqiptar. Të ardhurat e disponueshme të familjeve, të siguruara nga punësimi, pagat, rritja e remitancave, janë në zgjerim, pra garantojnë një rritje të konsumit dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.”
Sipas Themelit, inflacioni i ulët ka ndihmuar familjet që të ruajnë vlerën e të ardhurave dhe kursimeve të tyre.
“Inflacioni i ulët është një parakusht i domosdoshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike, pasi ai ndihmon familjet që të ruajnë vlerën e të ardhurave dhe kursimeve të tyre, dhe po ashtu i jep hapësirë biznesit të jetë më i sigurt në parashikimet e veta, në planet e investimeve, si dhe të zgjerojë kërkesën për kredi. Nga ana tjetër, rënia e inflacionit na ka ndihmuar edhe ne si Bankë Shqipërie që të lehtësojmë gradualisht politikën monetare.”
Inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale gjatë muajve të mbetur të vitit 2024 dhe të kthehet gradualisht në objektivin 3% gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.
Sondazh

Gjermani, zgjedhjet e reja priten më 23 Shkurt - Votëbesimi i 16 dhjetorit do të hapë rrugën për formimin e një qeverie të re
Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të reja më 23 shkurt 2024, pas rënies së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz. Këto zgjedhje vijnë në një kohë krize......

Projekt pilot/Ndryshojnë njësitë e tregtimit të fruta-perimeve - Agjencia hap tenderin për tezgat e reja në tregjet e Tiranës
Agjencia e Administrimit të Tregjeve në Tiranë po eksperimenton një lloj të ri tezge për njësitë e tregtimit të fruta-perimeve. Agjencia ka shpallur tenderin......

WMO paralajmëron: Bota tashmë po mbinxehet në mënyrë të rrezikshme!
Bota tashmë po nxehet në mënyrë të rrezikshme dhe ndryshimet klimatike po përshpejtohen, thotë Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), ndërsa Samiti i......

Sa mundësi për punësim ‘part-time‘ ofron Tirana? - Studentët, më të prirur për të kërkuar një punë me kohë të pjesshme
Për të përballuara kostot e larta të jetesës në kryeqytet, studentët janë të prirur për të bërë punë part-time. Në Shqipëri ndër sektorët ku ofrohet ky......

Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë nga një person / Rreth 4.3% e popullsisë totale në Shqipëri jeton vetëm
Normat e ulëta të lindshmërisë, lëvizjet migratore dhe emigratore, si dhe rritja e numrit të vdekjeve kanë sjellë ndryshime të theksuara në strukturën......

Sa para dërgojnë emigrantët në fundvit? Analiza: Nga roli i remitancave në ekonomi deri tek ndikimi i rënies së euros
Gjatë vitit 2022 dhe 2023 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 dhe 928 mln eurove. Këto ishin edhe shifrat më të larta......

Historia e Eurobondeve shqiptare, 6 të tillë në 13 vite - Huatë e marra variuan nga 300 në 650 milionë euro
Qe nga viti 2010 dhe në vijim, Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë financim i cili ka mbuluar nevojat e ekonomisë në momente të caktuara......

Shqipëria në Baku për energjitë e rinovueshme - Balluku dhe Kumbaro: Do japim eksperiencën tonë
Një delegacion shqiptar ndodhet në Baku në Azerbajxhan në konferencën e 29 të OKB për ndryshimet klimatike. Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe......