Ekonomia humbet besimin! - Vrojtimi i BSH: Shërbimet, i vetmi sektor me rritje
Viti 2025 ka nisur me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë në muajin janar. Besimi ka rënë në të gjithë sektorët e ekonomisë, me përjashtim të atij të shërbimeve.
Konkretisht, treguesi i besimit në shërbime u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar. Kjo për arsye të vlerësimeve pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Ndërkohë, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.
Nga ana tjetër, besimi i konsumatorëve në ekonomi ka regjistruar një rënie me 3 pikë përqindje, duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024.
Qytetarët e shohin me pesimizëm situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen, por edhe blerjet në shuma të mëdha. Gjithashtu, ata i frikësohen edhe një rritje të papritur të çmimeve në vijim.
Edhe treguesi i besimit të industrisë ra me 4.7 pikë përqindje, duke vijuar tendencën rënëse për të katërtin muaj radhazi, ndikuar nga vlerësimet më pesimiste të bizneseve për prodhimin industrial aktual.
Besimi në tregti u zvogëlua me 2.9 pikë përqindje. Në rënien e këtij treguesi ndikoi kryesisht vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Pritjet për punësimin dhe çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.
Gjithashtu edhe treguesi i besimit në ndërtim është tkurrur. Rënia e këtij treguesi erdhi kryesisht nga vlerësimet më pesimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen, si dhe për punësimin, kanë regjistruar rritje.
Sondazh

ARRSH, 11.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - Lidhen kontratat për akset turistike, shpallen fituesit për rajonin e Korçës
Mbi 11.2 mln euro është vlera e ofertave fituese dhe kontratave të lidhura për mirëmbajtjen e disa rrugëve nacionale në rajonin Qendër Lindje Korçë dhe......

“Tarifat do të kenë ndikim të kufizuar” - Sipas Goldman Sachs, nuk do të ketë lëkundje në çmimet e naftës dhe gazit
Tarifat e reja të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina priten të kenë një ndikim të kufizuar......

Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi? Analiza e shifrave: Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025
Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë......

Si do ndikojë skema e pensioneve mbi shpenzimet publike? - FMN: Zgjidhjet ad hoc me bonuse, shqetësuese. Të hiqen përjashtimet e taksave në bujqësi
Rritja e presionit mbi shpenzimat afatgjata do të sjellë si nevojë ndërmarrjen e reformave edhe më ambicioze. Analiza e stafit të Fondit Monetar......

Policia e Shtetit bwn bilancin/ Në janar, 121 operacione të finalizuara, 715 shtetas të arrestuar!
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të operacioneve policore dhe shtetasve të arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë muajit janar. Në një njoftim......

Njihen automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994/ Gonxhja: Përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë!
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Tarifat e Trump “rrëzojnë” Bitcoin - Kriptomonedhat pësojnë rënie për shkak të pasigurisë tregtare
Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie të hënën, me bitcoin në nivelin më të ulët trejavor dhe eterin në shifrat më të ulëta që nga fillimi i shtatorit. Kjo......

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë kërkesa të refuzuara!
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit, për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11......