Ekonomia, ecuri pozitive në 6-mujorin e dytë/Sejko: Ndikim, politika monetare e BSH
Në mbledhjen e fundit për vitin 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e katërt, ndërsa informacioni i marrë në analizë, ndonëse jo i plotë sugjeron se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e dytë të vitit. Në daljen për mediat, guvernatori Gent Sejko tha se politika monetare e ndjekur nga BSH ka paur ndikim në këtë drejtim.
“Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet, inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll, tregjet financiare shfaqen relativisht të qeta, ndërsa ritmet e rritjes së kredisë janë të larta. Këshilli Mbikëqyrës rikonfirmoi gjykimin e tij se politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë ecuri, nëpërmjet kontrollit dhe reduktimit të inflacionit, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe treguesit e shëndetit financiar të vendit”, - tha guvernatori.
Sejko bëri edhe një pasqyrë të shkurtër të punës dhe të rezultateve të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023, duke veçuar jo vetëm kontrollin e presioneve infalacioniste, por edhe shëndetin e sektorit bankar.
“Inflacioni mesatar i vitit 2024 ka rezultuar pranë nivelit 2.2%, duke rënë me më shumë se 50% nga viti paraardhës dhe duke qenë pranë objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve. Sektori bankar mbetet i shëndetshëm, me tregues mjaft të mirë likuiditeti, kapitalizimi e rentabiliteti. Ky sektor garanton ruajtjen e kursimeve të familjeve shqiptare dhe ka ndihmuar ekonominë me fondet e nevojshme për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve. Në këtë kontekst, gjej me vend të theksoj se kreditimi ka shënuar një hap pozitiv cilësor gjatë vitit 2024, duke shënuar normën më të shpejtë të ekspansionit të dekadës së fundit”, - tha Sejko.
Sejko përmendi edhe anëtarësimin në SEPA, ndërkohë që njoftoi edhe vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%.
Sondazh

Pensionet, qeveria projektligj për njohjen e viteve të punës në institucione e ndërmarrje shtetërore dhe kooperativa
Në mbledhjen e saj të fundit Qeveria ka miratuar dhe kaluar projektligjin që ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e......

Ndërsa bitcoin rritet, markat luksoze po konsiderojnë pranimin e pagesave me kriptomonedha!
Rritja e vlerës së Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave dhe shitësve të modës së nivelit të lartë, duke nxitur interes të mëtejshëm për ofrimin e......

Ekonomia e Europës përballet me një udhëtim me ‘gunga’ në 2025. Cilat janë 5 fushat kryesore në fokus?
Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Europa pati një vit të......

“BE duhet të jetë pragmatiste ndaj Trump” - Meloni thekson nevojën për bashkëpunim për të shmangur luftën tregtare
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje pragmatike me administratën e ardhshme të Trump, që të......

Si përcaktohet referenca e çmimit të banesave? - Demirxhiu: Faktorët janë nga mesatarja e shitjeve. Të indeksohen çdo vit
Pak ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, publikoi në Fletoren Zyrtare, çmimet e reja mesatare të shit-blerjeve të banesave në......

Nissan dhe Honda, pranë “shkrirjes” - Bashkimi i kompanive synon të forcojë pozitën e tyre në tregun global
Prodhuesit japonezë të makinave Honda dhe Nissan janë në bisedime për të thelluar lidhjet, duke përfshirë një bashkim të mundshëm, pasi sfidat nga Tesla dhe......

Treni Tiranë-Durrës, mbyllen 80% e punimeve - Pritet nisja e ndërtimit të 10 stacioneve të rinj, operative në vitin 2026
Teksa një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë – Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të......

“Ndryshimet në ligj na cënojnë pavarësinë” - Përmbaruesit privatë: Shton kompetencat e Ministrisë për masa disiplinore
Një grup përmbaruesish gjyqësorë privat kanë kundërshtuar ndryshimet që Ministria e Drejtësisë ka planifikuar t'i bëjë ligjit aktual. Gjatë procesit të......